Bota

“Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi ishin të rrezikuara” Albin Kurti bën deklaratën e fortë: Rusia po përgatit një grush

19 Maj 2020, 20:55 Nga DOSJA
“Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi ishin të rrezikuara” Albin

KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ditën e djeshme gjatë një bisede online me studentët Universitetit të Harvardit, ka habitur me deklaratën e tij.

Ai ka thënë se Rusia po tenton që të  krijojë një grusht shteti në Bosnje ose Kosovë duke thënë se kjo gjë ka ndodhuur edhe gjatë 3 viteve të fundit ku Rusia bëri dy tentativa të tilla për  Malin e Zi dhe për Maqedoninë e Veriut.

 “Kosova rrezikon një tentim puci nga Moska. Në tri vitet e fundit kishte dy tentim grusht-shtetit të dështuara. Një në Maqedoninë e Veriut dhe një në Mal të Zi të organizuara nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin. Tani Rusia po do rrethin e tretë të veprimit, për të bërë tentim grusht-shtetit, ose në Bosnjë ose në Kosovë”, ka thënë Kurti, ndër të tjera.

Kujtojmë se në Maqedoninë e Veriut ka pasur tensione të vazhdueshme politike, ndërsa vendi shkoi drejt caktimit të zgjedhjeve të parakohshme pas dorëheqjes së kryeministrit, Zoran Zaev ndërsa Mali i Zi disa muaj më parë nuk ka pasur stabilitet politik për shkak të mosmarrëveshjeve mes qeverisë dhe opozitës.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota albin kurti kosove rusi albin kurti kosove rusi

Sondazh

Poll