Aktualitet

“Veproi si në komunizëm”/ Arkitektët e “La Sapienza” në Romë “kryqëzojnë” Ramën për teatrin: Godina, shembu

19 Maj 2020, 10:48 Nga DOSJA
“Veproi si në komunizëm”/ Arkitektët e “La

Itali-Arkitektët e Universitetit të “La Sapienza” në Romë, Marco Petreschi, Nilda Valentin, Antonino Saggio dhe Anna Bruna Menghini, të gjithë njohës të thellë të arkitekturës shqiptare,  kanë nënshkruar një dokument shumë kritik për shembjen e Teatrit Kombëtar.  Ata ngrejnë pyetjen se për një objekt me vlera historike siç ishte Teatri Kombëtar, pse nuk ndërhyri amabasada italiane në Shqipëri. Në dokumentin që ata kanë nënshkruar, thuhet se ky vendim të çon në komunizëm, kur Enver Hoxha shembi kishat dhe xhamitë. Ata theksojnë se qeveria Rama ka denigruar edhe intelektualët që kanë marrë pjesë në protestat kundër shembjes.

“Çfarë bënë ambasada italiane dhe Instituti Kulturor lidhur në këto raste? A nuk duhet të jetë detyra e tyre të ruajnë trashëgiminë artistike dhe arkitekturore italiane në Shqipëri? Njëqindvjetori i lindjes së Tiranës si kryeqytet  mund të ishte festuar në një mënyrë më të denjë. Kjo prishje,të çon prapa në kohë, kur kishat dhe xhamitë u shkatërruan me dhunën politike të një regjimi diktatorial, duke anuluar ashpër çdo përpjekje për kundërshtim. Çfarë diference ka sot me demokracinë shumë të mirënjohur shqiptare, e cila vepron me të njëjtat metoda duke shembur Teatrin Kombëtar të Shqipërisë? Kjo ishte një punë e njohur botërisht e përsosmërisë arkitektonike italiane, e admiruar dhe botuar në shumë libra shkencorë dhe revista shkencore, si një nga shembujt e parë në Evropë, të parafabrikatave të bëra në Milano dhe të montuara me patentë ekskluzive, në 1938 në Tiranën e asaj koheë. Çfarë diferencë  ka me regjimin e shekullit të kaluar kur edhe intelektualët që kanë kundërshtuar këtë masakër përfundojnë duke u zhvlerësuar dhe denigruar? ”, thonë ndër të tjera arkitetët.

Arkitektët nëvizojnë se godina e Teatrit Kombëtar në Shqipëri ishte  shembulli i çmuar i arkitekturës italiane të viteve ’30.

“Monument kulture që mbrohet nga populli. Për 27 muaj ajo rezistoi si një “monument kulture i mbrojtur nga populli.  Por në agimin e së dielës, Teatri Kombëtar i Tiranës ra nën goditjet e fadromave. Ishte  shembulli i çmuar i arkitekturës italiane të viteve ’30″, thuhet në dokument.

Shembja e Teatrit:

Mëngjesin e 17 majit  me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës, u shemb godina e Teatrit Kombëtar. Ky vendim është pasur me dy protesta të njëpashnjëshme, të cilat është përdorur edhe dhuna policore ndaj qytetarëve. Aktualisht janë 7 persona të  arrestuar dhe dhjetëra të tjerë janë proceduar.  Nga ana tjetër opozita ka mbështetur protestat dhe ka thënë se tashmë do të përkrah çdo tubim të qytetarëve, pasi sipas tyre është kaluar vija e kuqe. Pritet që protesta e radhës të zhvillohet nesër në orën 17:30.

Burimi: www.ilfattoquotidiano.it

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arkitektët e universitetit të “la sapienza” nna bruna menghini shembet teatri kombetar arkitektët e universitetit të “la sapienza” nna bruna menghini shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll