Aktualitet

KLP zgjedh tre prokurorët e rinj, Mara, Prençi e Kllapi do jenë pjesë e SPAK

19 Maj 2020, 10:42 Nga DOSJA
KLP zgjedh tre prokurorët e rinj, Mara, Prençi e Kllapi do jenë

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka zgjedhur tre prokurorët e tinj që do jenë pjesë e SPAK, të cilët u intervistuan një ditë më parë. Në një njoftim për mediat KLP, ka publikuar renditjen dhe shihet se është përjashtuar Dorina Bejko.

Kandidatët paraqitën para Këshillit një prezantim për formimin, eksperiencën profesionale dhe veprimtarinë e tyre ndër vite si dhe platformën e depozituar për vlerësim në Këshill.

Anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar i kanë adresuar pyetje secilit kandidat, duke nxjerrë në pah aftësitë e tyre njerëzore, profesionale dhe administrative të kërkuara nga ky pozicion.

Në përfundim të marrjes në pyetje dhe të analizave KLP ka vendosur që më shumë të marrë Kllapi, e pas tij të renditen Prençi e Mara që do jënë pjesë e SPAK dhe në fund Bejko, e cila është përjashtuar. 

RENDITJA: Sotir Kllapi 174 pikë, Dritan Prençi 171 pikë, Vladimir Mara 168 pikë dhe Dorina Bejko 158 pikë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dritan prençi keshilli i larte i prokurorise sotir kllapi vladimir mara dritan prençi keshilli i larte i prokurorise sotir kllapi vladimir mara

Sondazh

Poll