Art&Argëtim

Shumë shpejt në Kosovë, Rita Ora në ndihmë të grave të prekura nga lufta

29 Mars 2019, 12:44 Nga DOSJA
Shumë shpejt në Kosovë, Rita Ora në ndihmë të

Rita Ora do të rikthehet në Kosovë në muajin prill, ku do të realizoj disa projekte të rëndësishme bamirësie me Fondin e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF)., si Ambasadore Nderi në Kosovë.

“Unë shkoj sa më shpesh që të mundem, është një vend shumë i rëndësishëm për mua. U nderova me këtë titull disa vite më parë nga ish-presidentja, Atifete Jahjaga”, -tha Rita për The Hollywood Reporter”.

Rita Ora në bashkëpunim me markën gjermane të modës ‘Escada’ po përgatit një kauzë të përbashkët të quajtur: “Moda për gratë e pavarura dhe të forta, në ndihmë të grave që duan të jenë të pavarura. “

Ora dhe Sloan shpresojnë të përfitojnë nga kjo kauzë dhe të sjellin një frymë të re në modën e viteve ’90, për të krijuar një edicion të veçantë të çantave me formë zemre, në mbarë botën me një çmim prej 1,195 dollarë.

Kompania 41-vjeçare do të dhurojë 15 euro (rreth 16.87 dollarë) nga çdo çantë e shitur, për bamirësi në “Women for Women International”, e cila synon të ndihmojë femrat e mbijetuara të luftës, të rindërtojnë jetën e tyre.

“Ne donim të krijonim një kthesë moderne dhe të tregojmë qartë kompleksitetin e gruas. Ngjyrat e përdorura dhe copat e përdorura janë kaq unike dhe ashtu do të jenë për çdo grua.”- u shpreh Rita për këtë bashkëpunim.

“Unë mendoj se të gjithë duhet të merrni rreziqe, kjo mund të jetë në muzikë, modë apo në jetë. Pasi të mësoni të thyeni rregullat dhe të jeni të vërtetë për atë që jeni, do të ndiheni të lumtur me veten.Gjithmonë jini mirënjohës!”- tha Rita.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz escada rikthehet ne kosove rita ora escada rikthehet ne kosove rita ora

Sondazh

Poll