Art&Argëtim

18 Maj/ Përkujtohet ditëlindja e shkrimtarit Nonda Bulka

18 Maj 2020, 20:15 Nga DOSJA
18 Maj/ Përkujtohet ditëlindja e shkrimtarit Nonda Bulka

TIRANË- Më 18 maj 1906 lindi, Nonda Bulka, shkrimtar, atdhetar, pedagog dhe demokrat. Ka marrë pjesë aktive në krijimtarinë letrare publicistike në vitet ‘30 të shekullit XX dhe është dalluar me humorin dhe satirat e tij kundër regjimit të kohës, të cilat i botonte nën pseudonimin Chri-Chri. Veprat e tij janë: “Kur qan dhe qesh bilbili”, “Skica dhe tregime”, “Vargje satirike”, “Legjenda e një fisi” etj.

Pas përfundimit të Liceut francez të Korçës ai vazhdoi studimet e larta për jurisprudencë në Paris të Francës. Kur u kthye në Atdhe punoi si mësues në Korçë, Elbasan dhe Tiranë. Në këtë kohë fillloi të ishte aktiv si shkrimtar e publicist në gazeta e revista të kohës: Në gazetën e Korçës “Ora e Re”, te “Rilindja”, “Arbëria”, “Drita”, në revistat letrare të përkohshme e ditore dhe më vonë edhe te e përditshmja “Bashkimi” (më madhja në vend), ndërkohë që më 1945, është nismëtari i themelimit të “Hostenit”.

Më vonë, ai punoi edhe si pedagog në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Si njohës i mirë i gjuhës frënge dhe italiane, Nonda Bulka përktheu “Universitetet e mia” e “Vajza dhe vdekja” të Maksim Gorkit”, “Evgjeni Grande” të Balzakut, poezi të poetëve të njohur etj. Vdiq në Tiranë më 14 nëntor të vitit 1972.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture nonda bulka nonda bulka

Sondazh

Poll