Art&Argëtim

‘Bëmë baba të të ngjaj’/ Hekuran Krasniqi publikon bashkëpunimin e parë me vajzën e tij

18 Maj 2020, 16:44 Nga DOSJA
‘Bëmë baba të të ngjaj’/ Hekuran Krasniqi

TIRANE– Këngëtari shqiptar Hekuran Krasniqi i njohur për hitet e shumta që ka sjellë në tregun shqiptar së fundmi ka publikuar një projekt tejet të veçantë.

Hekurani në bashkëpunim me vajzën e tij, Tiarën, kanë publikuar këngën “Pranvera”.

Teksti i këngës është shkruar nga vetë baba e bijë dhe përcjell atmosferën e pranverës me lulet dhe ngjyrat e shumta qe janë përfshirë në klip.

E vogla e Hekuranit duket se ka trashëguar zërin e të atit e kjo dëgjohet mjaft qartë që në notat e para.

Komentet kanë qënë tejet pozitive për këtë bashkëpunim duke e quajtur si një kujtim të përjetshëm.

(A.B)/ Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz hekuran krasniqi këngë muzikë vajza hekuran krasniqi këngë muzikë vajza

Sondazh

Poll