Dita Ndërkombëtare e Muzeut/ Sopranoja, Ermonela Jaho, thirrje qytetarëve: Vizitoni muzetë, kanë ‘fuqi’ shëruese
18 Maj 2020, 18:11Nga DOSJA
SHQIPËRI-Në Ditën Ndërkombëtare të Muzeut, sopranoja e njohur shqiptare, Ermonela Jaho, përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale bën thirrje për të vizituar muzetë.
Ajo ka shtuar se tashmë më shumë se kurrë kemi nevojë qetësi dhe kjo mund të behet vetëm nëpërmjet artit.
“Pas lirimit të masave shtrënguese për parandalimin e COVID-19. Mënyra më e mirë për të filluar procesin e normalizimit është përmes artit dhe trashëgimisë kulturore. Shpresojmë që shumë shpejt t’i rikthehemi sallave dhe shfaqjeve, por deri atëherë një vizitë në muze, park arkeologjikë, monument kulture apo park nacional është mënyra më e mirë për të nisur procesin e ripërtëritjes shpirtërore të një kombi. Arti dhe kultura janë eksperienca transformuese dhe ne kemi nevojë për fuqinë shëruese të tyre më shumë se kurrë në këto momente. Duke pasur kujdes për shëndetin tonë dhe atë të komunitetit që na rrethon, unë ju ftoj të vizitoni dhe shijoni trashëgiminë kulturore mijëra vjeçare”, shprehet artistja.
(A.K.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE– Reperi shqiptar Don Phenom ka publikuar këngën e tij më të re të quajtur “Don Pablo”.Një këngë kushtuar mbreti kolumbian të drogës. Kjo këngë ka tërhequ...
Tirane– Moderatorja Rudina Magjistari nisi ditën e sotme emisionin e saj me një fjalim për prishjen e Teatrit. Ndryshe nga herët e tjera, Magjistari zgjod...
TIRANE– Këngëtari shqiptar Hekuran Krasniqi i njohur për hitet e shumta që ka sjellë në tregun shqiptar së fundmi ka publikuar një projekt tejet të veçan...
TURQI– Aktorja turke Demet Ozdemir është një nga më të komentuarat në shtetin turk për shkak të jetës së saj private. Të gjithë janë kuriozë të dinë se në...
Modelja shqiptare Angela Martini ka qëndruar mjaftueshëm në karantinë dhe mesa duket mezi e ka pritur ditën që do dilte nga ajo.Angela ka postuar në profilin e ...
TIRANË– Modelja e njohur Adrola Dushi, sikurse shumë personazhe të tjerë publikë që reaguan ditën e djeshme për shembjen e teatrit, përmes një postimi në r...
SHBA– Kejvina Kthella ka suprizuar sëfundmi me një foto të publikuar në rrjetet sociale krah një mashkulli mjaft të njohur.Në Instastoryn e saj shihet se ajo ka...
BERAT-Berati ka përkujtuar sot Ditën Ndërkombëtare të Muzeve. Kjo ditë shërben për promovimin e etnokulturës së qytetit të Beratit dhe ndërgjegjësimit mbi rëndë...
TIRANË– Një javë më parë Griselda Katirai, gazetarja e “Aldo Morning Show” tërhoqi vëmendjen teksa u shfaq në rrugët e Tiranës, para Kryeministrisë vetëm m...