Art&Argëtim

“Nuk është gjë e lehtë” Aktorja turke tregon se çfarë është detyruar të bëjë gjatë karantinës

18 Maj 2020, 16:16 Nga DOSJA

TURQI– Aktorja turke Demet Ozdemir është një nga më të komentuarat në shtetin turk për shkak të jetës së saj private. Të gjithë janë kuriozë të dinë se nëse Demet është apo jo në një lidhje me aktorin Can Yaman.

Të dy aktorët kanë luajtur së bashku në serialin turk “Erkenci kus” e që nga ajo kohë fansat kishin dëshirë që ti shikonin si çift dhe në jetën reale.

Së fundmi aktorja ndodhet e karantinuar për shkak të pandemisë COVID-19 mirëpo falë kësaj ajo ka zbuluar një talent që nuk e dinte me parë…pastrimin e shtëpisë.

Mendoj se aftësia ime e re të cilën askush nuk e dinte është aftësia për të fshirë dhe pastruar mirë. Përfundimisht i respektoj dhe më shumë gratë shtëpiake, nuk është gjë e lehtë pastrimi i shtëpisë” shkruan Demet në rrjetet sociale.

Kjo është një periudhë e vështirë për të gjithë mirëpo për të mbijetuar duhen bërë gjëra që nuk i kishim bërë më parë dhe Demet falë pandemisë zbuloi se di të lajë dhe të fshijë shtëpinë.

(A.B)/Dosja.al

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktore demet ozdemir turke aktore demet ozdemir turke

Sondazh

Poll