Bota

Lajmi i mirë nga Italia/ Gjatë 24 orëve shënohen 99 viktima dhe 451 raste të reja me Covid-19 (SHIFRAT)

18 Maj 2020, 16:40 Nga DOSJA
Lajmi i mirë nga Italia/ Gjatë 24 orëve shënohen 99 viktima

ITALI– Sipas të dhënve të publikuar nga mediat italiane bëhet e ditur se vendi ka shënuar numrin më të ulët të viktimave, që nga përhapja e pandemisë së koronavirusit.

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 99 persona, duke e çuar në 32.007 numrin total të viktimave në shtetin fqinj. Ndërkohë janë regjistruar 451 raste të reja me Covid-19, dhe numri në total i të prekurve  ka shkuar në 225.886.

Në Itali, që nga fillimi i pandemisë, janë shëruar gjithsej 127.326 persona, ndërkohë që 749 pacientë ndodhen në gjendje kritike.

Burimi:corriere.it

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne itali koronavirusi ne itali

Sondazh

Poll