Aktualitet

Sot hapen lokalet dhe restorantet, maturantët rikthehen në shkolla, mbi 2 të ftuar në studiot televizive (MASAT LEHTËSUESE)

18 Maj 2020, 05:42 Nga DOSJA
Sot hapen lokalet dhe restorantet, maturantët rikthehen në shkolla,

Shqipëri- Ditën e sotme hyjnë në fuqi një sërë masash lehtësuese për COVID-19. Kryeministri Edi Rama njoftoi ditën e djeshme se nga sot qyteti i Fierit futet në zonën e gjelbër. Në zonat e gjelbëra të gjithë qytetarët kanë mundësi lëvizje 24 orë të ditë, pa marrë asnjë autorizim. Të gjithë qytetarët duhet të respektojnë rregullat e distancimit social.

Por nga sot do të ketë edhe një lehtësim edhe për  zonat e kuqe,  pasi tashmë lëvizja do të jetë pa autorizim dhe deri në orën 21:00 të mbrëmjes. Ndërkohë komunikimi mes zonave të kuqe dhe të gjelbëra nuk do të lejohet sërish, për të kufizuar sa më shumë përhapjen e COVID-19.

Ndërkohë sot hapen edhe baret dhe restorantet. Nën rregullat strikte distancimi social dhe higjieno-sanitare, baret dhe restorantet do të duhet të respektojnë distancimin prej 2 metrash nga tavolina në tavolinë, duhen siguruar dezinfektues në hyrje të bareve për klientët si dhe një higjienë e mirë për vetë personelin e shërbimit që duhet të jetë i pajisur me maska e doreza.

Sakaq, sot 31 mijë maturantë i rikthehen bankave të shkollës. Shkollat janë të përgatitura me sinjalistikën e duhur, dezinfektues, postera informuese dhe garantimin e distancës së tavolinave. Për 3 javë maturantët do të rikthehen në shkolla për t’u përgatitur për provimet e maturës dhe mësimi do të zgjasë vetë 4 orë në ditë. Ata nuk do të bëjnë pushim të madh gjatë orëve të mësimit.  Po kështu, të gjithë muzetë publikë, monumentet, si dhe sitet arkeologjike do të jenë të hapura si dhe lejohen edhe stërvitjet në grup.

Një lajm të mirë,  kreu i qeverisë dha edhe për televizionet, ku studiot do jenë të hapura për më shumë se një person, por vetëm duke zbatuar masat e sigurisë për 2 metra distancë nga njëri tjetri.

Zonat e kuqe: Tirana, Durrësi, Kruja, Shkodra dhe Kurbini. 

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet masat për covid 19 masat për covid 19

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Maj 2020, 20:21

TIRANË– Shembja e Teatrit Kombëtar Shqiptar ka shkaktuar një lumë reagimesh nga artistë, këngëtarë e shumë personazhe publike në vendin tonë. Këngëta...

Aktualitet 17 Maj 2020, 20:00

TIRANË -Këngëtari Endri Prifti ka reaguar në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe zhvillimet tronditëse të ditëve të fundit, duke thënë se është kriju...