Aktualitet

Kris arma në Laç, plagosen 2 persona. Policia: Kemi identifikuar autorin (Detaje)

17 Maj 2020, 20:43 Nga DOSJA
Kris arma në Laç, plagosen 2 persona. Policia: Kemi identifikuar

LAÇ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje në Mamurras. Sipas informacionëve mësohet se dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri.

Mësohet se të plagosurit janë K. L. dhe E.Z. 21 vjeç, të cilët tashmë janë nisur drejt spitalit të Traumës, për trajtim më të specializuar.

Ndërkohë Policia e Mamurrasit ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin E.N. 22 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË

Plagosen me armë zjarri dy të rinj, Policia zbardh menjeherë ngjarjen, identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.

Rreth orës 22:05, në afërsi të Mamurrasit, Kurbin, në një rrugë rurale, në rrethana ende të paqarta mbetën të plagosur me armë zjarri shtetasit K.L. dhe E.Z., të dy 21 vjeç, banues në Mamurras, të cilët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes, konkretisht shtetasi E.N, 22 vjeç.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kris arma ne lac plagosje ne lac kris arma ne lac plagosje ne lac

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Maj 2020, 20:21

TIRANË– Shembja e Teatrit Kombëtar Shqiptar ka shkaktuar një lumë reagimesh nga artistë, këngëtarë e shumë personazhe publike në vendin tonë. Këngëta...

Aktualitet 17 Maj 2020, 20:00

TIRANË -Këngëtari Endri Prifti ka reaguar në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe zhvillimet tronditëse të ditëve të fundit, duke thënë se është kriju...