Aktualitet

VD/ Gjendet një bombë molotov pranë Kuvendit, një tjetër plas brenda xhamisë, DETAJET e para

17 Maj 2020, 20:46 Nga DOSJA

TIRANË– Një bombë molotov është hedhur brenda ambienteve të xhamisë së Namazgjasë. Nuk dihet ende se si ka përfunduar molovovi në oborrin e xhamisë, por dyshimet e para janë se mund të jetë hedhur nga ndonjë protestues. 

Por përveç bombës së plasur, është gjetur dhe një tjetër e cila nuk kishte plasur pranë Kuvendit. Dyshimet e para janë se mund të jetë një zjarrvënie e qëllimshme. 

I pari që ka parë tymin e molotovit ka qenë roja e xhamisë, i cili ka njoftuar menjëherë Policinë dhe Forcat Zjarrfikëse. 

Ndërkohë Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe  ka nisur punën për të zbuluar autorët e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 17.05.2020, rreth orës 22:40, në tortuar, para hyrjes për në Parlament, në kryqëzim me rrugën e Elbasanit, janë konstatuar të paplasura (të padjegura), dy shishe me lëndë djegëse.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

 

(G.Sh. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bomba molotov bomba tek kuvendi policia tirane bomba molotov bomba tek kuvendi policia tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Maj 2020, 20:21

TIRANË– Shembja e Teatrit Kombëtar Shqiptar ka shkaktuar një lumë reagimesh nga artistë, këngëtarë e shumë personazhe publike në vendin tonë. Këngëta...

Aktualitet 17 Maj 2020, 20:00

TIRANË -Këngëtari Endri Prifti ka reaguar në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe zhvillimet tronditëse të ditëve të fundit, duke thënë se është kriju...