Aktualitet

“Jam i shokuar”, politikani austriak reagon për shembjen e Teatrit Kombëtar: A mundet dikush ta justifikojë?

17 Maj 2020, 19:25 Nga DOSJA
“Jam i shokuar”, politikani austriak reagon për shembjen e

TIRANË– Shembja e Teatrit Kombëtar mëngjesin e sotëm në Tiranë ka bërë jehonë në mbarë mediat e huaja nëpër botë.

Shaktërrimi i Teatrit është shoqëruar edhe  me shoqëruar protesta të   dhunshme, që janë pasqyruar edhe në faqet e mediave të huaja.  Por në një reagim përmes rrjeteve sociale, politikani austriak Hannes Swoboda ka thënë se është i shokuar për çfarë ka ndodhur dhe ai pret akoma një përgjigje pse ndodhi e gjitha kjo.

Ai thotë se ngre pyetjen se a është dikush që mund ta justifikojë këtë veprim për Teatrin Kombëtar Shqiptar në Tiranë.

“Unë jam me të vërtetë i shokuar dhe ende pres që dikush të shpjegojë pse ndodhi kjo? A është spekulim i thjeshtë apo çfarë fshihet pas saj? A mundet që dikush ta justifikojë.”–  ka shkruar Hannes Swoboda.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme është shembur godina e Teatrit Kombëtar. Aksioni për shembjen e kësaj godine ka nisur 04:30 të mëngjesit të sotëm, ku pati përplasje. Mësohet se në Polici janë shoqëruar Gazment Bardhi, Edi Paloka, aktori Neritan Liçaj, Monika Kryemadhi, Robert Budina, Titi Seranaj, Silva Caka dhe dhjetëra qytetarë. Por përplasjet vijojnë, pak më parë dhjetëra qytetarë çanë kordonin e policisë, në sheshin pranë teatrit. Basha ka paralajmëruar aksion opozitar, ndërsa Kryemadhi iu bëri thirrje shqiptarëve që braktisin gjendjen e fatkeqësisë natyrore.

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hannes swoboda shembja e teatrit kombëtar hannes swoboda shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll