Aktualitet

Shqiptari humb jetën tragjikisht në Greqi, zetori zë posht 38-vjeçarin

17 Maj 2020, 19:43 Nga DOSJA
Shqiptari humb jetën tragjikisht në Greqi, zetori zë posht

GREQI– Një shtetas shqiptar ka humbur tragjikisht jetën në Greqi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në  Modio të Komunës së Amfikleia, Elatia, në Greqi.

Mediat vendase kanë shkruar se në këtë aksident është përfshirë edhe një shtetas bullgar 45 vjeç. Ndërsa 38-vjeçari shqiptar baba i dy fëmijëve, ishte banorë i kësaj zone, humbi jetën pasi traktori me të cilin punonin i zuri poshtë.

Ata kishin ngarkuar një zetor me baza, kur befas zetori u përmbys në një pikë zbritëse, duke i zënë të dy punëtorët poshtë tij.

Mësohet se policia është në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur dinamikën e saj, ndërkohë që trupat e pajetë të dy punëtorëve, janë nxjerrë me shumë vështirësi.

Burimi: Tvstar.gr

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet modio shqiptari ne greqi modio shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll