Aktualitet

“Jeta e dyfishtë” e Pëllumb Piperos/ Mjeku shqiptar krah mbretëreshës së Anglisë Elizabeth II (VD)

17 Maj 2020, 14:50 Nga DOSJA
“Jeta e dyfishtë” e Pëllumb Piperos/ Mjeku shqiptar krah

TIRANË– Programi i sotëm “Opinion” në “Klanifornia” ishte i parezistueshëm sepse u drejtua nga moderatori më i mirë në qarkullim, me një të ftuar nga ata që çdo studio televizive do të donte ta kishte.

Përballë Albano Bogdos në rolin e Gilbert Fevziut, i ftuar në “Opinion” ishte mjeku Pëllumb Pipero.

Atëherë, menjëherë…ti nuk e ke idenë se në çfarë majash fame ke arritur. Regjia ju lutem, disa foto nga albumi privat i Pëllumb Piperos, jua kemi vjedhur, jua kemi hakuar e-mailet. Ta marrë vesh bota se kush është Pëllumb Pipero në të vërtetë dhe jetën e tij të dyfishtë. Këtu ju shohim me mbretëreshën e Anglisë, Elizabeth II…Kur Princin Charles e zuri Covid-i, të gjithë spekuluan se ishte dora juaj se e donit mbretëreshën për vete. Keni një koment për këtë?

Pëllumb Pipero: Besoj unë duhet të kem qenë…

Ti ke qenë, ti ia fute Princit Charles Covid-in, për të marrë mbretëreshën për vete? Do të marrësh Anglinë, të vdesë kjo dhe të të mbetet Anglia ty?

Pëllumb Pipero: Besoj unë do të kem qenë.

Po mirë, mo, ule pak stekën mor burrë, zë ndonjë vejushë që ka 3 shtëpi, jo këtë që ka gjithë Anglinë. Të të ngelet e gjithë Anglia ty. Nga Britania e Madhe ta bëjnë Piperi i Madh. Ça është kjo tashi?

Në vazhdim, Gilberti solli para publikut edhe foto (montazhe) të tjera të Piperos me Papën, me Kim Kardashin dhe në rolin e Dan Bizlerian.

Marrë nga TvKlan

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet albano bogdo pellumb pipero albano bogdo pellumb pipero

Sondazh

Poll