Politike

Teatri/ Çuli “shfryn” ndaj Budinës: Çfarë gjaku do derdhësh or gomar?! Unë kisha aq shumë kërkesa, saqë e bëra Fus

16 Maj 2020, 10:31 Nga DOSJA
Teatri/ Çuli “shfryn” ndaj Budinës: Çfarë

TIRANËDrejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çul Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli ka reaguar sërish në lidhje me debatin për fatin e kësaj godine. Në një intervistë për “News24” ai është shprehur se Teatri është futur në axhenda politike, ndërsa artsitët që protestojnë përpara godinës, i quan njerëz që duan të stopojnë të ardhmen. Sipas Çulit, Teatri i Ri do të ndërtohet i shkëputur nga kullat. Më tej drejtori i TK, ka dalë në mbrojtje të figurave të artistëve të njohur si Viktor Zhusti apo Robert Ndrenika, duke thënë se nuk janë njerëz të manipuluar. Përsa i përket godinës së Teatrit, Çuli shprehet se e ka humbur identitetin, ndërsa shton se është ndërtuar për Teatër dhe jo për kinema.

Pjesë nga intervista:

S’do të ndërtohen kulla aty?

Jo Ola nuk më kuptove. S’di ta them unë do këtë apo jo kulla. Firma ‘Fusha’ do të ndërtonte teatrin. Tashmë teatri kombëtar do të ndërtohet më vete, në 500 metra katror. Projekti i teatrit kombëtar është ai që unë dhe zoti Altin Basha e kemi parë. Pasi kemi qenë në komisionin e ndërmjetëm. Kemi qenë të dy. Ne e kemi çuar projektin në atë pikë. Kërkesa jonë ndaj firmës Fusha ishte kaq e lartë, që të arrinim parametrat. Saqë firma Fusha u tërhoq. Ne e kemi bërë komplet strukturën e asaj që ndodhi më pas, bashkë me arkitektët e firmës. Teatri do të ndërtohet i shkëputur nga kullat.

Ai grup artistësh që proteston flet për një lojë që po bëhet me teatrin…

Është krejt e kundërta. Unë kam folur me njerëz këto ditë, që i vjen ndot nga e gjithë kjo që po ndodh. Janë njerëz që flasin përçarët. Njerëz që flasin me gjak. Çfarë gjaku or gomar?! Çfarë lloj manipulimi mund të ketë Robert Ndrenika apo Viktor Zhusti?! Eni Jani, një aktore që e njihni, sapo deklaroi se kanë marrë një listë që ka qenë e dy viteve më parë, që ka qenë për sindikatës, dhe që e kanë nxjerrë si aktorët pro prishjes. Ato që bëjnë vet, përpiqen që t’ua hedhin të tjerëve. Ai që ulëret dhe flet përçarët a është pjesë e teatrit? Kur i ka hyrë ndonjë gjemb në këmbë?!

Bashkia e Tiranës mori disa ditë më parë në fshehtësi vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Vendimi u firmos nga kryetari i Këshillit Bashkiak, Toni Gogu. Pas vendimit, në sheshin e Teatrit Kombëtar ka nisur protesta e artistëve, ku atyre iu është bashkuar edhe kreu i PD, Lulzim Basha. Artistët ndërkohë kanë paditur në Prokurorinë e Tiranës 3 inxhinierët që firmosën akt ekspertimin për shembjen e godinës. Mbrëmjen e djeshme artistët, aktivistë dhe qytetarë që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar kaluan natën para godinës.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike hervin culi vendimi për shembjen e teatrit kombëtar hervin culi vendimi për shembjen e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll