Politike

Dhuna e policisë ndaj 15-vjeçarit në Tiranë, reagon Basha: Kjo është oferta e vetme e Ramës për njerëzit

16 Maj 2020, 09:53 Nga DOSJA
Dhuna e policisë ndaj 15-vjeçarit në Tiranë, reagon Basha:

TIRANË -Kreu i PD, Lulzim Basha ka dënuar dhunën barbare të policisë në Tiranë ndaj një 15-vjeçari, tek Parku i Liqenit Artificial në Tiranë. Në një postim në Twitter, Basha shkruan, se dhuna është fytyra e shtetit të Ramës dhe oferta e tij e vetme për njerëzit. Kryedemokrati e ka quajtur ngjarjen e djeshme, akt të një frikacaku të dështuar.

Postimi i Bashës

Kjo dhunë, kjo krizë, kjo vjedhje dhe batërdi me pronat publike, kjo padrejtësi ndaj shqiptarëve, kjo varfëri ekstreme ka vetëm një emër: Edi Rama. Ai është e keqja e njerëzve, është e keqja e Shqipërisë! Dënoj me forcë dhunën barbare ndaj një të mituri. Dhuna është fytyra e shtetit të Ramës, është oferta e tij e vetme për njerëzit. Ky është akti i një frikacaku të dështuar.

Ditën e djeshme “JOQ Albania” postoi një video, ku 4 policë dhunonin një 15-vjeçar pranë parkut të Liqenit Artificial në Tiranë. Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, adoleshenti po lëvizte me biçikletë dhe kishte dalë pa autorizim.  Në një rrëfim për “Abcnews.al”, nëna e tij shprehet se djali kaloi një traumë, ndërsa shton se i biri ka respektuar karantinën.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha policia dhunon adoleshentin lulzim basha policia dhunon adoleshentin

Sondazh

Poll

Politike 15 Maj 2020, 20:22

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shkuar sot në oborrin e Teatrit Kombëtar për të zhvilluar turnin e saj për mbrojtjen e godinës. Në një pron...