Bota

16 Maj 2020, 11:40 Nga DOSJA

ITALI-Masat shtrënguese të marra nga shtetet e ndryshme për shkak të COVID-19, kanë nxitur pakënqaësi dhe zemërim tek qytetarët. Ditën e sotmë në Milano, dhjetëra qytetarë janë mbledhur në Piazza Duomo, për të protestuar në lidhje me paketata ekonomike të propozuara nga qeveria italiane.

Pjesë e protestës janë taksitët dhe pronarët e bizneseve, të cilët janë dëmtuar ekonomikisht për shkak të COVID-19. Ata kërkojnë nga qeveria që të zerojë taksat për biznesin, pasi e kanë të pamundur të mbijetojnë. Ata kanë shoqëruar protestën e tyre me thirrjet “Turp”, “Turp”, “Palaço”. Protestuesit janë shprehur se qeveria nuk po i ndihmon me para, por po i jep financime, të cilat ata duhet t’i paguajnë me interesa.

“Ku është dekreti i likuiditetit prej 400 milion eurosh, bazuka e ekonomisë?”, është shprehur njëri prej protestuesve.

Qeveria italiane e ka quajtur dekretin prej 400 milion eurosh për shpëtimin e bizneseve, “bazuka të ekonomisë”, por qytetarët janë tepër të zemëruar, pasi shprehen se tek ta nuk ka ardhur asgjë, ndërsa në zyrat e shtetit i kanë mbyllur derën.

Italia pritet që të hapë kufijtë më 3 qershor me vendet e tjera të Europës , ndërsa prej datës 18 maj do të hapen pishinat, vendet e kultit dhe palestrat, nën rregulla të forta. Aktualisht numri i të prekurve nga COVID-19 në Itali ka shkuar në mbi 224 mijë, ku numërohen mbi 120 mijë janë të shëruar dhe mbi 31 mijë viktima.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll