Bota

Hapja e shkollave, mësuesi u del kundër autoriteteve në Angli: Më mirë të përsëritej viti shkollor sesa të humbja ndonj

16 Maj 2020, 08:21 Nga DOSJA
Hapja e shkollave, mësuesi u del kundër autoriteteve në Angli:

ANGLI– Një mësues në Angli u ka dërguar prindërve të nxënësve një letër, ku shpjegon arsyet, se përse viti shkollor nuk duhet të vazhdojë më. Howard Fisher, në shkollën St George në Sheerness shprehet në letër, se më mirë do të dëshironte që të përsëritej viti shkollor, sesa të humbte një nxënës. Qeveria britanike ndërkohë ka planifikuar hapjen e shkollave fillore më 1 qershor, nën masa të rrepta.Departamentin i Edukimit në Angli ka thënë se mirëqënia e fëmijëve dhe stafit është gjëja më e rëndësishme, në momentin që merren vendimet.

Shkollat në Angli janë mbyllur që nga fillimi i marsit, për shkak të pandemisë, ndërsa kryeministri Boris Johnson, ka njoftuar planin për rikthimin në bankat e shkollës më 1 qershor, fillimisht për nxënësit nga klasa e parë në klasë të gjashtë. Megjithatë, mësuesi shkruan në letrën dërguar prindërve, se distancimi social nuk do të ekzistojë kurrë, pavarësisht masave të rrepta.

“Arsyeja se përse sëmundja përhapet në shkollë është e habitshme. Ne jemi të gjithë në kontakt me njëri tjetrin. Unë mund të vendos dy fëmijë në klasa të ndryshme, po ata sërish mund  të infektohen, sepse kështu ndodh në shkollë”, shkruan Fisher.

Mësuesi sugjeron se sqaron se arsyeja se përse fëmijëve nuk do t’u jepet një mundësi për të rifilluar vitin shkollor, janë kostot financiare. Megjithatë Fisher ngul këmbë se më mirë do të preferonte që nxënësit të përsërisnin vitin, sesa të infektoheshin.

“Më besoni, unë do të doja që një nxnënës të përsëriste vitin sesa të kthehshim në shkollë dhe të humbja ndonjë fëmijë. Kjo nuk është bërë pjesë e debatit ende për shkak të parave”, shkruan më tej mësuesi në letër.

Profesoreshë Adilia Exeter, e cila është specialiste pediatre në Universitetin e Exeter, shprehet se deri më tani, 1%-5% e fëmijëve të prekur nga COVID-19, kanë simptoma të lehta. Ndërkohë një zyrtar i Shëndetit Publik, ka këmbëngulur se fëmijët duhet të kthehen në shkollë, pasi të qëndruarit afër me mësuesit dhe nxënësit e tjerë, është shumë e rëndësishme për mirëqënien dhe edukimin e tyre.

Marrë nga BBC

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota

Sondazh

Poll