Bota

Përballon me sukses koronavirusin, Sllovenia bëhet vendi i parë i BE-së që shpall fundin pandemisë së Covid-19

15 Maj 2020, 18:35 Nga DOSJA
Përballon me sukses koronavirusin, Sllovenia bëhet vendi i

SLLOVENI– E teksa e gjithë bota është në luftë me COVID-19, disa vende po përgatiten të bëjnë rihapjen, e ndërkohë disa të tjera i kanë shpallur fitoren me virusin, duke treguar kështu se e kanë përballuar me sukses pandeminë e koronavirusit.

E tillë është edhe Sllovenia, ku qeveria vendase njoftoi përfundimin e epidemisë së koronavirusit në vend, pasi janë regjistruan vetëm se shtatë raste të reja të infektimit në dy javët e kaluara.

“Sllovenia ka zbutur epideminë gjatë dy muajve. Sot Sllovenia ka pamjen më të mirë epidemiologjike në Evropë,” tha Kryeministri Janez Jansa, para parlamentit të enjten.

Sllovenia bëhet kështu vendi i parë që jep një njoftim i tillë në Bashkimin Evropian. Tashmë bëhet me dije se udhëtarët që vijnë nga vendet e tjera në Slloveni nuk do të duhet më të qëndrojnë në izolim për të paktën shtatë ditë. Deri më tani në vend janë raportuar 1,464 raste me koronavirus dhe 103 vdekje.

Burimi: Aljazeera

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota janez jansa koronavirusi ne slloveni sllovenia janez jansa koronavirusi ne slloveni sllovenia

Sondazh

Poll