Bota

‘Do jetë gati për disa muaj’, Trump bie ndesh me fjalët e veta: Ndoshta nuk do të kemi vaksinë kundër koronavirusit

15 Maj 2020, 20:27 Nga DOSJA
‘Do jetë gati për disa muaj’, Trump bie ndesh me

SHBA- Ditën e sotme Presidenti amerikan Donald Trump ka dhënë një deklaratë për mediat ku të pranishmë kanë qenë edhe gazetarët e vendit. Donald Trump gjatë fjalimit ka rënë në kundërshtim me fjalët e veta duke thënë se ndoshta nuk do të kemi një vaksinë për koronavirusin, por megjithatë vendi do të nis t’i kthehet normalitetit. Ndërkohë Trump disa ditë më parë tha se vaksina do të jetë gati brenda disa muajve

“Me vaksinë apo pa vaksinë ne po rikthehemi… por ajo që duam të bëjmë është të kemi vaksinën”, tha Trump. Më pas presidenti është shprehur se beson se vendi do ja dalë të përballojë situatën e koronavirusit me ose pa vaksinë. Ndërkohë ka shtuar se edhe nëse sëmundja kthehet përsëri në vend ata do të ja dalin.

“Ne besojmë se do të kemi vaksinën në të ardhmen e afërt. Nëse e marrim, ky do të jetë një hap i madh përpara. Por nëse jo, do të jetë si rastet e tjera. Nëse ke një problem, dikur do të kalojë. Sëmundja mund të dalë përsëri, mund dhe të mos dalë. Por nëse del ne do ta shuajmë zjarrin. Kemi mësuar shumë … Një vaksinë gjithsesi do të ishte diçka shumë e mirë”.- tha presidenti.

Burimi: CNN

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota donald trump koronavirusi ne shba donald trump koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll