Bota

Ka kaluar luftra dhe epidemi, e moshuara spanjolle thyen rekordin e radhës, bëhet femra më e vjetër që mposht koronavirusin

16 Maj 2020, 09:17 Nga DOSJA
Ka kaluar luftra dhe epidemi, e moshuara spanjolle thyen rekordin e radhës,

SPANJË-Maria Branyas bëhet gruaja më e moshuar në botë, e cila arrin të mposhtë COVID-19. Në moshën 113 vjeçare, e moshuara e, cila ishte gruaja më e vjetër në Spanjë, tashmë ka marrë edhe një titull tjetër.Dalja e saj nga spitali është pritur me brohërime dhe duartrokitje nga mjekët, infermierët dhe të gjithë personat e tjetë që ndodheshin në qendrën shëndetësore.Branyas lindi në Meksikë në vitin 1907 dhe u transferua në San Fransisco dy vite më vonë.

Maria u ransferua në provincën katalen të Gironas në moshën 8-vjeçare, së bashku me babain, i cili ishte gazetar spanjoll. E moshuara ka 3 fëmijë, 11 nipër e mbesa dhe 13 stërnipër, ndërsa jeton prej 20 vitesh tashmë në një qëndër sociale në Olot, një komunë e shtrirë mbi një kodër, e cila ka 34.194 banorë.E moshuara festoi ditëlindjen e 113-të më 4 mars dhe që nga ai moment nuk e ka parë më familjen për shkak të COVID-19.

Nëpërmjet një mesazhi në llogarinë në Tëitter, që kontrollohet nga vajza e saj, Maria ka falenderuar mjekët që janë kujdesur për të. E moshuara rezultoi pozitive me COVID-19 në prill dhe që nga ai moment u vendos në karantinë në dhomën e saj. Prej një kohe të gjatë ajo nuk është vizituar nga askush dhe e kalon ditën duke parë foto të vjetra nga fëmijëria e saj, lindjet, vdekjet, luftrat dhe epidemitë që ka kaluar gjatë gjithë jetës.

Marrë nga La Repubblica

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronvirusi ne bote viktimat e covid në botë koronvirusi ne bote viktimat e covid në botë

Sondazh

Poll