Bota

Kurti i “hedh dorashkën” Thaçit: Të lëshojë ulësen e tij dhe të vijë në fushatë zgjedhore

15 Maj 2020, 18:00 Nga DOSJA
Kurti i “hedh dorashkën” Thaçit: Të

KOSOVË– Pas rrëzimit të qeverisë Kurti, situata politike në Kosovë mbetet pa zgjidhje. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, është shprehur, se presidenti Hashim Thaçi duhet të japë dorëheqjen dhe të futet në zgjedhje. Më tej Kurti ka shtuar, se Thaçi është i pakënaqur me postin e tij dhe po kërkon më shumë pushtet.

Presidenti nuk është i kënaqur me ulësen e tij dhe bën mirë ta lëshojë dhe të vijë në fushatë zgjedhore dhe të shikojë për vizionin që do ta japë dhe votat që do marrë. Ai qartazi dëshiron të jetë më shumë se president dhe për ta bërë këtë i duhet një kryeministër më pak se kryeministër, këtë s’mund ta gjejë të unë”, ka thënë Kurti.

Më 30 prill, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dekretoi për kryeministër të Kosovës, Abdullah Hotin. Ky i fundit u propozua si alternativë nga LDK, pas rrëzimit të qeverisë Kurti. Menjëherë pas dekretimit, Lëvizja Vetëvendosje e çoi në Gjykatë Kushtetuese vendimin e Thaçit, duke e konsideruar shkelje të rëndë kushtetuese.

(g.sh. dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti hashim thaci qeveria e re ne kosove albin kurti hashim thaci qeveria e re ne kosove

Sondazh

Poll