Politike

Kryemadhi “kap mat” bashkëshortin e Kumbaros, gazetarin Furxhi: Mbështesni shembjen e Teatrit se vëllai juaj do vijë she

15 Maj 2020, 20:30 Nga DOSJA
Kryemadhi “kap mat” bashkëshortin e Kumbaros, gazetarin Furxhi:

TIRANË- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, sot ka shkuar në Teatrin Kombëtar e shprehet se do të qëndrojë gjatë gjithë natës aty. Nga sheshi i teatrit, Kryemadhi ka zhvilluar një intervistë për emisionin “Kapital” që drejtohet nga Aleksandër Furxhi, i cili është dhe bashkëshorti i Mirela Kumbaros.

Kryetarja e LSI gjatë intervistë ka “kapur mat” moderatorin Furxhi, pasi i tha se ai ishte pro shembjes së Teatrit Kombëtar, pasi vëllai i tij do të marrë një pozicion të mirë.  “Sandri unë edhe sot kur erdha këtu mu tha se vëllai juaj ka ardhur shef arti te Teatri Kombëtar nga Vlora”, i tha Kryemadhi moderatorit Furxhi.

REPLIKAT

Furxhi: Keni denoncuar dje  Zotin Gogu? Pse nuk i keni thënë më përpara?

Kryemadhi: Po dje e firmosi.

Furxhi: Po ju pyes, se ju po flisni për të kaluarën e tij, por pse të kaluarën e tij po e zbuloni dje dhe sot?

Kryemadhi: Ju e dini shumë mirë që kur shqiptarve u del përpara syve kujtohen për ty. Sandri unë edhe sot kur erdha këtu mu tha se vëllai juaj ka ardhur “shef arti” te Teatri Kombëtar nga Vlora.

Furxhi: Nuk ka lidhje…

Kryemadhi: Nuk e di a është a e vërtet apo jo. Po ka lidhje ka. Këta janë shqiptarët, ata i thonë gjërat. A po e mbron Mirela Kumbaro, bashkëshortja juaj, shembejn e Teatrit Kombëtar sepse vëllai i Sandrit do vijë shef arti te Teatri Kombëtar.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike aleksander furxhi monika kryemadhi teatri kombetar trualli i tk i kalon bashkise aleksander furxhi monika kryemadhi teatri kombetar trualli i tk i kalon bashkise

Sondazh

Poll

Politike 15 Maj 2020, 20:22

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka shkuar sot në oborrin e Teatrit Kombëtar për të zhvilluar turnin e saj për mbrojtjen e godinës. Në një pron...