Politike

E thumboi ‘live’ përballë Thaçit, Albin Kurti i përgjigjet Ramës: Unë jam kryeministër, s’kam dilema, kush ka…

15 Maj 2020, 19:54 Nga DOSJA
E thumboi ‘live’ përballë Thaçit, Albin Kurti i

TIRANË– Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në një konferencë për media ka komentuar edhe thumbin e homologut shqiptar, Edi Rama gjatë emisionit të djeshëm në “Opinion”. I pyetur për deklaratën e Ramës, se nuk e di me kë të bisedojë në Kosovë për hapjen e kufirit, Kurti u përgjigj se me të.

Kurti sqaroi se ai është kryeministër në detyrë, dhe nuk ka dilema për këtë se kush e përfaqëson Kosovën.

“Unë nuk e kam parë atë emision, por ne jemi të interesuar se porsa të hapen sadopak kushtet ta bëjmë këtë hapje të kufirit, veçse ta dini që vendimet tona, nuk janë politike, nuk janë demokratike sa janë shkencore, sepse bazohen në rekomandimet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike. Unë jam kryeministër në detyrë, unë nuk kam dilema për këtë gjë, kush ka dilema duhet të pyeten ata. Dje kam takuar ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, ku kemi biseduar për shumë gjëra, ndër të cilat edhe hapja e kufirit”, tha Kurti.

Dje, kryeministri Edi Rama, i pyetur përballë Hashim Thaçit se kur do të hapej kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë, tha se: Po, dakord, patjetër, ne jemi gati, por po presim të koordinohen në Kosovë të gjithë që ta dimë që me kë do të flasim atje ndërkohë që do të hapim apo s’do ta hapim. Batuta e Ramës u shoqërua nga të qeshurat e presidentit Hashim Thaçi.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike albin kurti edi rama koronavirusi ne kosove koronavirusi ne shqiperi albin kurti edi rama koronavirusi ne kosove koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll