AMA kundër ISHSH: Nuk kemi qëllim mbylljen e RTV Ora, janë konstantuar shkelje të përsëritura
15 Maj 2020, 20:20Nga DOSJA
TIRANË- Autoriteti i Mediave Audiovizive ka reaguar sot për rastin e kërkesës për mbylljen e RTV Ora. Në një njoftim për mediat AMA shkruan se nuk ka asnjë qëllim për mbylljen e këtij televizioni. Sipas AMA-s, për këtë televizion ka pasur një paralajmërim me tërheqeje vëmendje ditën e mërkurë, më pas ISHSH ka evidentuar shkelje të përsëritura nga ky subjekt audioviziv.
“Nisur nga informacione dhe formulime të ndryshme mediatike, mbi vendimarrje të Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA dhe Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, për mbyllje të subjektit ORA Neës, bëjmë me dije se, nuk ka asnjë vendim apo qëllim për mbylljen e ndonjë televizioni. Për rastin konkret, ka pasur një paralajmërim me tërheqje vëmendjeje ditën e mërkurë, 13.05.2020, nga AMA, për subjektin ORA Neës për shkelje të udhëzimeve të Aktit Normativ, në kuadër të vendosjes së gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga Covid-19.
Më pas, Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, dega Tiranë, më datë 14.02.2020, ka evidentuar shkelje të përsëritur nga ky subjekt audioviziv, për prezencë në studio të më shumë se dy personave, duke akorduar gjoba, bazuar në ligjin 15|2016 “Për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive”, Aktin Normativ nr. 3 “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohës zgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga Covid-19”. Për këtë vendim ISHSH ka njoftuar me shkresë zyrtare AMA-n më datë 15.05.2020”, shkruan AMA.
ISHSH ka kërkuar që tëmbyllë sinjalin e një prej televizioneve kombëtare në Shqipëri. Bëhet fjalë për RTV Ora, që sipas Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor , ka kryer shkelje të rënda ligjore.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Avokati i Popullit ka reaguar sot pas kërkesës për së ISHSH për mbylljen e RTV Ora. Në një reagim për mediat, AP shkruan se propozimi për marrjen e...
TIRANË- Mjeku Petrit Vargu, është bërë sot pjesë e debatin për Teatrin Kombëtar. Vargu në një mesazh në Facebook, shkruan se një prej anëtarëve që ka votua...
SHQIPËRI- Çfarë hoqi familja shqiptare dhe si ndryshoi ajo në këta dy muaj karantinë? A janë krijuar kushtet për një “revolucion” në familjet tona p...
TIRANË- CRCA/ECPAT Shqipëri në një reagim për mediat shpeh indinjatën e thellë ndaj dhunës dhe trajtimit çnjerëzor të një të mituri nga ana e katër ...
Shqipëria ndodhet në një situate të vështirë përsa i përket pandemisë së koronavirusit. Qeveria iu bën thirrje shqiptarëve të qendrojnë brenda duke shmangur gru...
“Ditën lypin natën vjedhin”, kështu i përshkroi një i ri nga Siria dy grabitës, të cilët u arrestuan pasi u kërkuan për orë të tëra nga Policia e Tiranës.Sipas ...
TIRANË- Këshilli Shqiptar i Medias ka reaguar pas kërkesës së ISHSH për mbylljen e RTV Ora. Në një reagim për mediat, KSHM shkruan se i bën thirrje Qeveris...
TIRANË– Qendra Europiane për Lirinë e Medias dhe Shtypit (ECPMF) ka reaguar pas urdhërit të Inspektoriatit Shëndetësor Shtetëror për mbylljen e sinja...