Bota

Banka Botërore futet në veprim/ Miraton 1 miliardë dollarë për të varfërit dhe emigrantët në Indi

15 Maj 2020, 14:46 Nga DOSJA
Banka Botërore futet në veprim/ Miraton 1 miliardë dollarë

INDI– Banka Botërore, ditën e premte ka miratuar një paketë prej 1 miliardë dollarësh për Indinë për të mbështetur vendin duke qenë se edhe vendi tashmë është një nga më të prekurit nga pandemia e Covid-19.

Sipas mediave të huaja, shuma e parave që të shpërndahet është 750 milion dollarë dhe shumës do t’i shtohen edhe 250 milionë të tjera në vitin 2021. Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtori i Bankës Botërore Junaid Ahmad, i cili tha se kjo vjen pasi vendet janë të izoluara dhe transferimet e para do t’i ndihmojnë të varfërit dhe emigrantët.

“Përgjigja ndaj pandemisë Covid-19 në të gjithë botën ka kërkuar që qeveritë të praktikojnë distancimin shoqëror dhe të izolojnë vendet. Këto masa, të destinuara për të ngadalësuar përhapjen e virusit, megjithatë, kanë ndikuar në ekonomi dhe punë  veçanërisht në sektorin informal. India, me bllokimin më të madh në botë, nuk ka qenë një përjashtim nga ky trend. Në këtë kontekst, transferimet e parave dhe shërbimet ushqimore do të ndihmojnë të varfërit dhe emigrantët  derisa ekonomia të rigjallërohet,”- tha Junaid Ahmad, Drejtori i Vendit të Bankës Botërore në Indi.

Burimi: economictimes.indiatimes.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota banka boterore koronavirusi ne indi banka boterore koronavirusi ne indi

Sondazh

Poll