Bota

Vjosa Osmani: Koronavirusi në Kosovë, asgjë nuk ka mbaruar!

15 Maj 2020, 12:53 Nga DOSJA
Vjosa Osmani: Koronavirusi në Kosovë, asgjë nuk ka mbaruar!

KOSOVË -Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka komentuar situatën e COVID-19 në Kosovë, duke e quajtur mjaft shqetësues shtimin e rasteve. Në një postim në profilin e saj në Facebook, ajo bën thirrje për qytetarët që të vijojnë të mbajnë distancën fizike dhe të kujdesen për higjienën personale, pasi asgjë nuk ka mbaruar.

Postimi i plotë

Njoftimi rreth rasteve të reja me COVID-19 është shqetësues dhe dëmton përkushtimin e deritanishëm, deri në vetëmohim, në luftën kundër pandemisë. Janë vetëm 19 javë që përballemi me coronavirusin dhe kemi ende shumë për të mësuar rreth tij. Historia tregon shembuj të mëhershëm të rikthimit të valëve te infeksionit, të cilat shpesh janë përcjellë me goditje dhe më të rënda sesa në valën e parë.
Andaj, duhet të vazhdojmë ta mbajmë distancën fizike dhe të kujdesemi për higjienën personale, duke i respektuar masat dhe rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Të vazhdojmë që, me sjellje të kujdesshme, të tregojmë përgjegjësi shoqërore ndaj shëndetit tonë dhe të të tjerëve!

Asgjë nuk ka mbaruar, deri sa të mbarojë.

Deri më tani në Kosovë janë rregjitstuar të 29 viktima nga koronavirusi ndërsa 945 të tjerë janë infektuar nga ky virus vdekjeprurës. Lajmi i mirë është se në Kosovë janë shëruar nga virusi të paktën 690. Ndërsa në vend ende vijojnë rregullat e forta në përpjekje të frenimit të virusit.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi ne kosove vjosa osmani koronavirusi ne kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll