Bota

“Priten dëme materiale”, Paralajmërohen erëra të fuqishme në Kosovë, shpejtësia mund të arrijë deri në 110

15 Maj 2020, 12:22 Nga DOSJA
“Priten dëme materiale”, Paralajmërohen erëra të

KOSOVË– Në disa qytete të Kosovës priten erëra të forta  gjatë ditës së sotme.  Kështu shkruajnë mediat vendase se erëra jashtëzakonisht të fuqishme priten gjatë ditës së sotme në Kosovë.

Lajmi është bërë me dije nga faqja që merret me parashikimin e motit “Moti në Gjilan”.

Në bazë të kësaj faqeje mund të ketë edhe dëme materiale, pasi në disa zona shpejtësia e erës pritet të arrijë deri në 110 km/h.

Njoftimi i Plotë:

KUJDES! Erëra jashtëzakonisht të fuqishme sot në Kosovë, ku në disa zona pritet të arrijë deri në 110 km/h!!!  Priten dëme materiale!

Si pasojë e ndryshimeve të mëdha në zonat e presionit, midis asaj të ulët në veri të rajonit dhe asaj të lartë në jug, po shkakton edhe erëra të fuqishme tek ne.

Vrullshmëria e erës e cila parashihet në momente të caktuara në 7 qytetet kryesore si dhe në zonat e cila pritet të preket nga kjo gjendje, janë të radhitura si më poshtë, duke filluar nga më e lehta:

1. Pejë: 40-50 km/h!
2. Ferizaj: 40-50 km/h!
3. Gjilan: 50-60 km/h!
4. Prizren: 55-65 km/h!
5. Mitrovicë: 60-70 km/h!
6. Prishtinë: 65-75 km/h!
7. Gjakovë: 70-80 km/h!
8. Shtërpcë: 85-95 km/h!
9. Dragash: 100-110 km/h!

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni ferizaj gjilan kosove pejë ferizaj gjilan kosove pejë

Sondazh

Poll