Bota

“Talkinno avec Anjeza”, projekti online i inxhinieres shqiptare në Francë

15 Maj 2020, 12:27 Nga DOSJA
“Talkinno avec Anjeza”, projekti online i inxhinieres

FRANCË– Anjeza Shena, inxhinierja shqiptare me veprimtari në Francë, është themeluesja e “Talkinno avec Anjeza”, një projekt që realizohet nëpërmjet platformës online të Youtube ku ajo zhvillon tema me interes në fushën e ndërtimit në gjuhën frënge, me opsionin e ndjekjes me titra shqip, duke e bërë të aksesueshme dhe për studentët shqiptarë.

Anjeza zhvillon aktivitetin e saj profesional dhe akademik në Paris, si Asistent-Pedegagoge e lëndës “Rezistenca e Materialeve dhe Mekanika e Strukturave” pranë ESTP (École Spéciale des Travaux Publics), si dhe mban pozicionin e drejtueses në Zyrën e Inxhinierisë dhe Dizajnit tek kompania e ndërtimit CHAPSOL.

Së fundmi ajo ka prezantuar projektin e saj “Talkinno avec Anjeza” në një takim virtual me Rrjetin e Studentëve Shqiptarë në rajonin “Ile de France” dhe shoqatën “Association Albania”.  

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora anjeza shena anjeza shena

Sondazh

Poll