Art&Argëtim

Ali Pashë Gucia ka refuzuar që Plava e Gucia t’i jepen Malit të Zi dhe ka urdhëruar Guvernatorin e Shkodrës të parandalo

15 Maj 2020, 07:43 Nga DOSJA
Ali Pashë Gucia ka refuzuar që Plava e Gucia t’i jepen Malit

Lidhja shqiptare, askush s’bën sikur nuk është në dijeni të saj në Kostandinopojë, pra nuk është një mit, ne hasim një provë goditëse të saj në faktet e mëposhtme të raportuara nga gazeta greke “Neologos” :

 Një mysliman, Ali Beu, i cili ka një influencë të madhe, së fundmi mblodhi në një takim të madh mes shqiptarësh, bashkatdhetarët e tij, në “Bodchi – Guci”, një fshat fqinj të Plavës. Njëzëri, të gjithë të pranishmit votuan deklaratën e mëposhtme : 

Sulltani dhe fuqitë duhet të paralajmërohen se kombi shqiptar, për asnjë arsye të vetme, nuk do të mbështesë që rrethet (distriktet) e Gucisë dhe të Plavës t’i jepen kujtdo : këto janë me të vërtetë çelësat e pozicionit ushtarak të Shqipërisë së Epërme. Kombi shqiptar u bën thirrje fuqive që nënshkruan traktatet e Berlinit për të kompensuar Malin e Zi me pjesë të tjera territoresh.

 Shqiptarët vetë janë të gatshëm t’u japin atyre kompensim monetar. Në rast se, të gjitha ndërhyrjet mbi këtë temë bëhen të padobishme, Porta duhet të mësojë se kombi është i vendosur të mbrojë krahinat e lartpërmendura me të gjitha përpjekjet e tij.

 Për më tepër, po i njëjti Ali Bej urdhëroi guvernatorin e Shkodrës pothuajse në të njëjtën kohë të parandalojë hyrjen e trupave osmane në Plavë dhe Guci. Vetë mullahët (hoxhallarë me shkollë), në këtë rrethanë, nxitën popullin për të bërë një demonstrim për ruajtjen e integritetit të territorit shqiptar. Çrregullimi u bë shpejt kërcënues dhe ushtria mori urdhërin të përdorte armët në rast nevoje.

Marrë nga Darsiani.com

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur ali pashë gucia ali pashë gucia

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Maj 2020, 18:37

Muzika e shpirtit nga artistët e TKOB-së

TIRANË- “Opera me pizhama” prezanton sonte mbrëma një grupim të ri iniciativash të disa prej solistëve dhe instrumentistëve të TKOB-së, një tjetër performa...