Art&Argëtim

Muzika e shpirtit nga artistët e TKOB-së

14 Maj 2020, 18:37 Nga DOSJA
Muzika e shpirtit nga artistët e TKOB-së

TIRANË- “Opera me pizhama” prezanton sonte mbrëma një grupim të ri iniciativash të disa prej solistëve dhe instrumentistëve të TKOB-së, një tjetër performancë shpirti.

“Performance Soul”, prej perëndimit të diellit të Leonard Dedës e Zef Lekajt, te këngët e rinisë së Agim Krajkës e Zhuljana Jorganxhisë; nga vitet 1900 me “Intermezzo”-n e Manuel Ponce, tek jazz-i i viteve ‘30 me “Dream a little dream of me” (më shumë se 60 versione në të gjithë botën) apo tek paso doble e operas me tre akte “El gato montes” (Macja e egër).

Izolimi në shtëpi dhe iniciativat artistike nga shtëpia, kanë nxitur instrumentistët të gjejnë, krijojnë dhe interpretojnë në mënyrë të veçantë dhe alternative, ndryshe nga skena e Teatrit të Operas dhe Baletit, ku publiku është mësuar gjithmonë t’i identifikojë me muzikën klasike.

“Performance Soul”, sonte mbrëma, ora 20.30, në kanalin e TKOB-së në youtube dhe livestream në faqen e TKOB-së në facebook.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture leonard deda opera me pizhama tkob zef lekaj leonard deda opera me pizhama tkob zef lekaj

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Maj 2020, 16:41

TIRANË– Gazetari i njohur Bledi Strakosha  mbrëmjen e ndjeshme ka qenë i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ me Ester Bylykun i cili ndër të tjera ka folur e...

Art&Argëtim 14 Maj 2020, 16:04

TIRANË– Këngëtarja Irini Qirjako ka treguar ‘sekretet’ e profesionit të saj. E ftuar në emisionin “Mes Yjesh” ajo ka treguar edhe për fitimet që sigu...