Art&Argëtim

Ish-anëtarja e Këshillit të PD-së e fiksuar pas modës, Lediana befason me rrëfimin: Ja kush është vendi që s’lejoj as

14 Maj 2020, 18:49 Nga DOSJA
Ish-anëtarja e Këshillit të PD-së e fiksuar pas modës,

TIRANË– Ish- anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Lediana Fratari, e ftuar në “Ftesë në 5” ka treguar më shumë detaje lidhur me jetën e saj.

Ajo është shprehur se është shumë e apasionuar pas veshjeve dhe e shikon modën si një mënyrë për të treguar veten. Gjithashtu ajo shton se e ka shumë problem nëse persona të ndryshëm i prekin garderobën.

“Siç janë librat, një parfum, që të rikthen në një moment, edhe mua veshjet më rikthejnë në momente të caktuara. Nuk e kam bërë asnjëherë dhe s’do e bëja kurrë, të tregoja gardërobën time. Veshjet unë i kam koleksionuar për vite me radhë. Ashtu  si për disa persona, që librat, një parfum e rikthejnë në  një moment të caktuar, edhe mua veshjet më rikthejnë në një moment. Nuk lejoj asnjeri që të futet në gardërobën time”, u shpreh Lediana.

Lediana nuk ngurron ta ndajë jetën e saj të luksit dhe çmenduritë me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Bukuroshja bionde ka qenë edhe pjesë e selisë blu, ku ishte anëtare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, por tashmë është shkëputur nga këto angazhime.

(k.m/dosja.al)

showbiz showbiz lediana fratari lediana fratari

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Maj 2020, 18:37

Muzika e shpirtit nga artistët e TKOB-së

TIRANË- “Opera me pizhama” prezanton sonte mbrëma një grupim të ri iniciativash të disa prej solistëve dhe instrumentistëve të TKOB-së, një tjetër performa...

Art&Argëtim 14 Maj 2020, 16:41

TIRANË– Gazetari i njohur Bledi Strakosha  mbrëmjen e ndjeshme ka qenë i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ me Ester Bylykun i cili ndër të tjera ka folur e...