Art&Argëtim

‘Jam i varfër, numëroj kafet në fund  të muajit,’/ Neritan Liçaj del para aktivistëve tek Teatri, ka një thirrje pë

14 Maj 2020, 19:32 Nga DOSJA
‘Jam i varfër, numëroj kafet në fund  të

TIRANË-Aktori i njohur Neritan Liçaj, i cili është kundër prishjes së Teatrit ka dalë përpara aktivistëve duke mbajtur edhe një fjalë të shkurtër.

Në fjalën e tij, Liçaj është shprehur se kësaj kauze do t’i qëndrojë deri në fund pasi nuk ka asgjë për të humbur. Gjithashtu ai ka shprehur edhe dëshirën për një përballje me qeveritarët.

“Shqiptarët duken si sfinksera por kur shpërthejmë, shpërthejmë shumë keq. Ata kanë çfarë humbasin, unë nuk kam çfarë humbas. Kam punuar me djersë dhe llogaris kafet në fund të muajit. Jam i varfër dhe nuk kam çfarë humbas. Ne kemi fituar se nuk u përkulëm në 2 vjet e 3 muaj. Nuk na përkulën dot. Babai më ka thënë; po mposhte veten, ke mposhtur gjithë botën. Kam pasur frikë por e mposhta dhe prandaj kam fituar. I them pushtetarëve, hajdeni. Edhe me plumba real hajdeni, se do ia shihni flakën këtyre dy teatrove. Do kisha qejf të vinte Rama ose Veliaj këtu dhe t’i thosha merreni pak mikorfonin dhe shpjegojini qytetarve pse doni ta prishni. Bujrum, se me 2 vjet që kemi këtu hajdeni se dhe po më hanë duart më thënë të drejtën.”-është shprehur aktori.

Ndërkohë tensionet për godinën e TK kanë arritur kulmin, pasi trualli ka kaluar në pronë të bashkisë dhe kjo ka nisur procedurat për shembjen e godinës. Të hënën Këshilli Bashkiak do mblidhet për të vendosur për godinën. Ndërkohë Meta sot ka dorëzuar një padi në Gjykatën Kushtetuese dhe shprehet VKM, për kalimin e teatrit në pronësi të bashkisë është kundër ligjeve.

Në vendimin që është publikuar në Fletoren Zyrtare, bëhet me dije se i jepet mundësi bashkisë që të ndërtojë godinën e re me standarde e kushte bashkohore. Pas këtij vendimi ka pasur shumë reagime, ku artistët kanë thënë se nuk do tërhiqen. Ndërkohë Veliaj është shprehur se godina e re do bëhet, pasi ekzistuesja është me tallash. Një ditë më parë Policia Bashkiake shkoi tek Teatri Kombëtar, ku u përlas me artistët dhe aktivistët.

(A.K.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture neritan licaj neritan licaj

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Maj 2020, 18:37

Muzika e shpirtit nga artistët e TKOB-së

TIRANË- “Opera me pizhama” prezanton sonte mbrëma një grupim të ri iniciativash të disa prej solistëve dhe instrumentistëve të TKOB-së, një tjetër performa...

Art&Argëtim 14 Maj 2020, 16:41

TIRANË– Gazetari i njohur Bledi Strakosha  mbrëmjen e ndjeshme ka qenë i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ me Ester Bylykun i cili ndër të tjera ka folur e...