Rasti pozitiv me COVID-19 në fasoneri ngre shqetësim për vatër të re në Durrës
14 Maj 2020, 20:26Nga DOSJA
DURRËS – Të dhënat e siguruara nga BIRN nga Inspektoriati Shtetëror i Shëndetit tregojnë se gjatë 24 orëve të fundit është konfirmuar një rast i ri pozitiv me virusin SARS-CoV-2 në një punonjëse fasonerie në qytetin e Durrësit.
Gruaja e infektuar në Durrës raportohet se punonte në njërën nga dy fasoneritë e kompanisë së prodhimit të këpucëve “Endi” sh.p.k, që operon në lagjen 13, në zonën e Shkozetit.
“Janë bërë disa tamponë për disa punonjës, që dyshonin se janë të sëmurë nga këta mjekët e ndërmarrjes, por nuk janë marrë përgjigjet akoma”, shpjegoi për BIRN Luan Pistolja, administratori i fasonerisë “Endi” sh.p.k”. “Akoma nuk dimë gjë tamam,” shtoi ai.
Pistolja tha se punonjësja e dyshuar si e infektuar është dërguar menjëherë në shtëpi pasi ka shfaqur simptoma, ndërsa shtoi se puna do të vazhdojë pa ndërprerje.
“Ka qenë pushim 4 ditë a 1 javë dhe ka ardhur me simptoma,” Pistolja. “E kanë ndaluar doktorët që i kontrollojnë një e nga një dhe e kanë dërguar në shtëpi, që të bëj vizitë apo ndonjë tampon,” shtoi ai.
E kontaktuar nga BIRN, Ministria e Shëndetësisë nuk u përgjigj një kërkese për koment mbi rastin e dyshuar dhe nëse po vijonte gjurmimi epidemiologjik.
Punonjës të kompanisë, të cilët folën në kushtet e anonimatit, i thanë BIRN se janë marrë të paktën 20 tamponë dhe në njërin prej sektorëve puna është pezulluar deri ditën e hënë.
Në qoftëse konfirmohet, ky nuk është rasti i parë i COVID-19 në fabrikat e qepjes së këpucëve të kompanisë Endi Sh.p.k, e cila ka dy fabrika në Durrës dhe një në Krujë.
Fabrika e kësaj kompanie në Krujë u kthye në prill në një nga vatrat më të mëdha epidemiologjike të koronavirusit në Shqipëri, ku infektuan dhjetra punonjës dhe persona që kishin ardhur në kontatk me ato.
TIRANË- Bashkia e Tiranës ka marrë sot vendimin për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në një vendim të fismorur sot nga kryetari i Këshillit Bashkiak...
TIRANË- Shefja e epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini, është shprehur sot se Shqipëria ende nuk e ka kalaur pandeminë e COVID-19. Në një lidhje direkte m...
TIRANË- Studentët që do të diplomohen në bachelor dhe master pritet të kthehen së shpejti në auditore. Tenori i njohur dhe pedagog në Universitetin e Artev...
TIRANË- Gazetari Ylli Rakipi, e ka konsideruar qesharak argumentin e Erion Veliajt, se Teatri Kombëtar duhet shembur, për shkak se është ndërtuar me tallas...
VORË- Përfaqësues të biznesit në zonën e Vorës kanë protestuar këtë të enjte para Bashkisë duke kundërshtuar planin e rindërtimit të objekteve të dëmtuara ...
TIRANË- Avokati i Popullit ka reaguar sot për çështjen e Teatrit Kombëtar. Në një reagim për mediat Avokati i Popullit shkruan se ka kërkuar nga Kës...
TIRANË- Ministrja e Financave, Anila Denaj, ka reaguar pas reagimet që artistët patën kundër saj. Denaj në një postim në Facebook, shkruan se deklarata e s...
TIRANË- Policia e Durrësit ka proceduar penalisht sot kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën. Me anë të një njoftimi zyrtar Policia ka bërë me dije se ...
TIRANË- Kreu i KED që është njëkohësisht dhe anëtar e kryetar i Gjykatës së Lartë, ka reaguar pas emërimit të tre gjyqtarëve të rinj në institucionin që ai...