Bota

Thanë se do t’ja jepnin të parës SHBA-ve vaksinën ndaj COVID-19, ministrja franceze “i tërheq veshin” kompani

14 Maj 2020, 16:21 Nga DOSJA
Thanë se do t’ja jepnin të parës SHBA-ve vaksinën ndaj

FRANCË -Ministrja franceze e Ekonomiksë, Agnes Pannier-Runacher, ka reaguar ashpër për lajmin se SHBA do të jetë e para në radhë për të marrë vaksinën ndaj koronavirusit, që do të prodhohet nga grupi farmaceutik “Sanofi”.

“Për ne do të ishte e papranueshme që t’i jepet prioritet një vendi apo një tjetër, me një pretekst që është vetëm financiar”, tha ajo në një intervistë me Sud Radio.

Ministrja franceze kontaktoi me “Sanofi”, të cilët i siguruan më pas se vaksina do të shpërndahet njësoj për të gjithë.

Shefi ekzekutiv i “Sanofi”, Paul Hudson, tha dje se SHBA është e para në radhë për të marrë vaksinën, pasi është një nga financueset e para.

“Qeveria e SHBA-ve ka të drejtë të porosisë e para, sepse ka rrezikuar duke investuar”, tha Hudson.

Sipas ekspertëve të shëndetësisë, lufta për sigurimin e vaksinës rrezikon që të lë jashtë vendet e varfëra që nuk kanë mundësi të paguajnë për vaksinën.

Ditën e djeshme ndërkohë, më shumë se 140 liderë botërorë dërguan dje një letër të hapur për OKB dhe UNAIDS, duke bërë thirrje që vaksina të shpërndahet për të gjithë.

“Sanofi” ndërkohë, së bashku me korporatën britanike “GlaxoSmithKline” të mbështetur edhe nga SHBA, ka njoftuar se mund të prodhojë deri në 600 milion doza në vit.

(G.Sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ministrja franceze e ekonomise vaksina ndaj covid19 ministrja franceze e ekonomise vaksina ndaj covid19

Sondazh

Poll

Bota 14 Maj 2020, 16:20

77 vjet Zëri i Amerikës në shqip

SHBA- Me 13 maj të vitit 1943 Zëri i Amerikës foli për herë të parë shqip. Kjo ngjarje do të mbante në vetvete zërin e një vendi shumëkombësh ku jetonin edhe mj...