Art&Argëtim

Nga skenat e xhelozisë me bashkëshortin tek fansi që e përndiqte, Irini Qirjako tregon detaje nga jeta personale: U zura me

14 Maj 2020, 16:25 Nga DOSJA
Nga skenat e xhelozisë me bashkëshortin tek fansi që e

TIRANË– Këngëtarja Irini Qirjako, në një intervistë për “Mes Yjesh”, ka treguar detaje që nuk diheshin nga jeta e saj personale. Në fjalën e saj, Irini ka treguar sesi bashkëshorti ishte bërë xheloz për të dhe debatin që kishte nisur mes tyre.

Kur hyra në Ansambël ishte meraku i madh. Një ditë më pyeti nga ‘erdhe ti nga cila rrugë’. Nga erdha i them? Andej nga vij gjithmonë. Jo, jo më thuaj tamam nga erdhe më tha. Pse më paske ndjekur mua; maskara i thashë. Ti të më ndjekësh mua dhe u zumë u bëmë por kaloi shpejt,”-tha Irini.

Më tej, ajo ka treguar edhe një episod sesi një nga fansat e saj e ndiqte në çdo vend, duke e shqetësuar edhe për sigurinë e saj. Ajo tregoi se i kishte treguar bashkëshortit për fansit dhe pas një ndjekjeje me vrap nuk e kishte parë më.

Shiko minutën e 7-8

Më ka trembur njëri. Sapo kishte ardhur demokracia. Dhe mbaj mend që më ndiqte një me gazeta në duar. Më gjëmonte nga pas, i thashë tim shoqi dhe kunetërve. Dhe ia tregova me gisht, ata vrapuan dhe u zhduk me vrap,”-shtoi ajo.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz irini qirjako irini qirjako

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 14 Maj 2020, 16:04

TIRANË– Këngëtarja Irini Qirjako ka treguar ‘sekretet’ e profesionit të saj. E ftuar në emisionin “Mes Yjesh” ajo ka treguar edhe për fitimet që sigu...