Aktualitet

Përplasi për vdekje 22-vjeçarin që po ngiste biçikletën, vihet në pranga i afërm i Besfort Llamallarit

14 Maj 2020, 15:55 Nga DOSJA
Përplasi për vdekje 22-vjeçarin që po ngiste

TIRANË- Një aksident i rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në Tiranë. Sipas informacioneve mësohet se afër vendit të quajtur rrethorrotullimi i TEG-ut, një makinë ka përplasur për vdekje një 22-vjeçar.

Dosja.al mëson se aksidenti është shkaktuar nga 20-vjeçari me iniciale E.H., i cili është njëherazi dhe i afërm i zëvendësministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari.  Viktimë ka mbetur i riu Urim Poti, i cili ishte duke drejtuar biçikletën.

Pas publikimeve në media, Policia ka bërë me dije se ka arrestuar 20-vjeçarin, i cili ishte duke drejtuar mjetin e tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. H., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 17:00, tek rrethrrotullimi TEG-Farkë, ka aksidentuar biçiklistin U. P., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë”, shkruan Policia.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksidenti ne tiranes arrestohet i afermi i llamallarit urim poti aksidenti ne tiranes arrestohet i afermi i llamallarit urim poti

Sondazh

Poll