Aktualitet

“O i rraskapituri i Surrelit”, Liçaj i drejtohet Ramës: Teatri është ndërgjegja e kombit, nuk ke parë asgje akoma

14 Maj 2020, 14:52 Nga DOSJA
“O i rraskapituri i Surrelit”, Liçaj i drejtohet Ramës:

TIRANË- Aktori Neritan Liçaj, ka folur pas takimit me Lulzim Bashën është shprehur se teatri nuk mund të shkatërrohet nga uzurpatorët e popullit.

Në reagimin e tij ai iu drejtua kryeministrit me shprehjen “I rraspakituri i Surrelit”, ndërsa se teatri është ndërgjegja e kombit e prandaj do të mbrohet deri në fund.

Nuk keni parë gjë. O i rraskapituri i Surrelit. Teatri Kombëtar është ndërgjegja e kombit. Teatri është flamuri kombëtar dhe unë poi u them se as ju e as ata s’kanë parë gjë akoma. Nuk mund të poshtërohet kështu arti dhe kombi. TK është ndërgjegja e gjithësecilit e do ta mbrojmë deri në fund”, tha Licaj.

Deklarata është bërë pas një takimi që u zhvillua në selinë blu, ku u diskutua për Teatrin Kombëtar. Ndërkohë tensionet për godinën  e TK kanë arritur kulmin, pasi trualli ka kaluar në pronë të bashkisë dhe kjo ka nisur procedurat për shembjen e godinës. Të hënën Këshilli Bashkiak do mblidhet për të vendosur për godinën. Ndërkohë Meta sot ka dorëzuar një padi në Gjykatën Kushtetuese dhe shprehet VKM, për kalimin e teatrit në pronësi të bashkisë është kundër ligjeve.

Në vendimin që është publikuar në Fletoren Zyrtare, bëhet me dije se i jepet mundësi bashkisë që të ndërtojë godinën e re me standarde e kushte bashkohore. Pas këtij vendimi ka pasur shumë reagime, ku artistët kanë thënë se nuk do tërhiqen. Ndërkohë Veliaj është shprehur se godina e re do bëhet, pasi ekzistuesja është me tallash. Një ditë më parë Policia Bashkiake shkoi tek Teatri Kombëtar, ku u përlas me artistët dhe aktivistët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet basha takohet me artistet] neritan licaj trualli i tk i kalon bashkise basha takohet me artistet] neritan licaj trualli i tk i kalon bashkise

Sondazh

Poll