Aktualitet

Qeveria nuk harron ‘oligarkët’ as gjatë pandemisë, Manastirliu jep 1 mln USD tender Karathanos së Laboratorëve

13 Maj 2020, 19:35 Nga DOSJA

TIRANË- Qeveria shqiptare ka deklaruar publikisht se ka vendosur pezullimin e kontratave koncensionare në Shëndetësi për shkak të Covid-19. Por, ajo është kujdesur që biznesmenët që zotërojnë këto kontrata të vijojnë të fitojnë qindra mijëra euro nga paratë publike.

Kompania “Pegasus”, e biznesmenit Janis Karathanos, i cili ka fituar koncensionin e Laboratorëve Mjekësorë, është shpallur së fundmi fituese në një tender pa garë me vlerë mbi 1 milionë dollarë amerikanë. “Boldnews.al” raporton se tenderi është zhvilluar nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut, një strukturë varësie e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Në 11 Maj 2020 është shpallur njoftimi se “Pegasus” është shpallur fituese në procedurën e prokurimit publik me objekt “Reagentë dhe aksesorë të nevojshëm për testimin në laboratorin e agjenteve infektiv”.

Fondi limit për këtë tender ishte në vlerën e 98.4 milionë lekë të reja (pa Tvsh), rreth 1 milionë USD. Sipas dokumentave të siguruara nga “Boldnews.al”, rezulton se në tender kanë marrë pjesë dy operatorëve ekonomikë.

I pari ishte “Pegasus”, i cili ka paraqitur ofertën ekonomike në vlerë 97.4 milionë lekë të reja. Operatori i dytë ishte “Medical Distribution”, kompani e regjistruar në Shkodër, me administrator Alban Xhaferi. Kompania “Medical Distribution” rezulton se nuk ka dorëzuar asnjë dokumentacion dhe asnjë ofertë ekonomike për këtë tender. Rrjedhimisht, ajo u skualifikua, duke i lënë rrugë të lirë kompanisë “Pegasus” që të arkëtonte plot 1 milionë dollarë.

Në këtë mënyrë, duket se strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë ia kanë “zbutur” shqetësimin kompanisë së biznesmenit Karathanos, pas pezullimit të përkohshëm të koncensionit të Laboratorëve. Në mesin e muajit Mars 2020, 1everia shqiptare, deklaroi, të paktën publikisht, se kishte vendosur pezullimin e përkohshëm të kontratave koncensionare në Shëndetësi. Sipas qeverisë, pezullimi i tyre u bë për të siguruar çdo fond të mundshëm shtetëror për të përballuar pandeminë Covid-19.

Ky deklarim qeveritar u pa me skepticizëm pasi, edhe nëse vërtetë janë pezulluar, ajo ishte lëvizja më logjike. Koncensionet e Check Up, Hemodializës dhe Laboratorëve nuk mund të funksiononin, në një kohë që qytetarët shqiptarë u “izoluan” plotësisht, për të penguar përhapjen e virusit.

“Pegasus” dhe koncensioni i Laboratorëve

Në Dhjetor 2016, qeveria shqiptare, nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë, shpall tenderin  “Financimi, projektimi, rinovimi, pajisja, riorganizimi dhe funksionimi i Koncesionit/Partneritetit Publik Privat për ofrimin e shërbimit laboratorik të spitaleve universitare, rajonale, dhe atyre bashkiake të Sarandës e Lushnjës”. Vlera që do të paguante shteti për marrëveshjen e koncensionit u përllogarit në mbi 130 miliardë lekë të vjetra pa TVSH (rreth 120 milionë euro). Në tender morën pjesë 9 konkurentë. Gjatë shqyrtimit të ofertave, 6 prej tyre u skualifikuan.

Në përfundim, Ministria e Shëndetësisë shpalli fitues bashkimin e operatorëve të përbërë nga një kompani shqiptare, një franceze dhe një kompani tjetër, e regjistruar në Hollandë, por që ishte “bijë” e kompanisë shqiptare. Koncensionari, më konkretisht, përbëhej nga kompania shqiptare “Labopharma” me 41.7% të pjesëmarrjes, “Exalab France” me 25 % dhe “AB Laboratory Solution B.V”, e regjistruar në Hollandë, me 33%.

Kompanitë e koncensionarit

1.Kompania kryesore e fituesit të koncensionit ishte shqiptarja “Labopharma”, në pronësi të biznesmenit Janis Karathanos. “Labopharma” është krijuar në vitin 2007 dhe ka si objekt të saj “Tregti import-eksport të produkteve farmaceutike”.

Biznesmeni Karathanos, nga ana tjetër, është pronar i kompanisë “Pegasus”. Emri i saj u përfshi në tenderin për koncensionin e Kontrollit Bazë të Shëndetit-Check Up”, të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë në vitin 2014. “Pegasus” u skualifikua nga ai tender, për shkak se nuk paraqiti asnjë ofertë ekonomike.

Kompania e dytë është francezja “Exalab France”, e cila zotëron 25% të koncensionarit. Ajo është krijuar në vitin 1989, e ka selinë në Le Hailland (Girone) të Francës dhe ka objekt të aktivitetit të saj laboratorë për Analiza Mjekësore. Kompania e tretë, e cila zotëron 33% të koncensionarit, është “AB Laboratory Solution”. Kompania drejtohet nga Kostandino Karathanos, djali i Janis Karathanos që zotëron primarin e koncensionarit “Labopharma”. “AB Laboratory Solution” rezulton të jetë e regjistruar në Amsterdam të Hollandës, në vitin 2007 dhe ka aktiviteti i saj është “institucion financiar”.

(Marrë nga Boldnews)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet janis karathanos ogerta manastirliu pegasus tenderi 1 milion dollare janis karathanos ogerta manastirliu pegasus tenderi 1 milion dollare

Sondazh

Poll