Bota

Asnjë të vdekur në Madakaskar nga koronavirusi, ky është ilaçi që përdorin të infektuarit

13 Maj 2020, 12:04 Nga DOSJA
Asnjë të vdekur në Madakaskar nga koronavirusi, ky

MADAKASKAR– Një ilaç kundër Covid-19 është kura për të cilën sot po punojnë me dhjetëra grupe ekspertësh të shëndetësisë  dhe shkencëtarëve në mbarë  botën.

Së fundmi  presidenti i Madagaskarit, Andry Rajoelina, ka mbrojtur promovimin e tij për një ilaç të diskutueshëm vendas kundër Covid-19 pavarësisht mungesës së provave klinike.

“Ai funksionon me të vërtetë mirë. Nëse një vend evropian do të kishte zbuluar ilaçin, njerëzit nuk do të ishin aq skeptikë.  Po sikur të ishte zbuluar ky ilaç nga një vend evropian, në vend të Madagask.arit? A do të dy.shonin njerëzit aq shumë? Unë nuk mendoj kështu.”– thotë ai për pijen barishtore Covid-Organics.

Në ndryshim nga Organizata Botërore e Shëndetit, e cila ka paralajmëruar vazhdimisht se pija Covid-Organics, të cilën Rajoelina i Madagaskarit e ka promovuar si ilaç kundër koronavirusit, nuk është testuar klinikisht. Kjo pije është e prodhuar nga lulja artemisia, një bimë me veti të provuar anti-malarie dhe barishte të tjera autoktone.

“Askush nuk do të na ndalojë të ecim përpara asnjë vend, e asnjë organizatë.  Prova e efikasitetit ishte në shërimin e pacientëve tanë duke e cilësuar atë një ilaç parandalues dhe kurativ.”- ka shtuar ai.

Kujtojmë se para disa ditësh edhe Presidenti i Tanzanisë njoftoi se do të importonte këtë ilaçi kundër Covid-19 nga Madagaskari.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota andry rajoelina covid-19 koronavirusi ne madakaskar andry rajoelina covid-19 koronavirusi ne madakaskar

Sondazh

Poll