Bota

Vrasja e studentes greke, shpërthen nëna: E mashtroi shqiptari. Unë jam e vdekur për së gjalli

13 Maj 2020, 11:01 Nga DOSJA
Vrasja e studentes greke, shpërthen nëna: E mashtroi shqiptari.

GREQI– Mediat greke kanë shkruar sëfundmi që të shkruajnë për një nga gjyqet më të bujshme të momentit në Greqi, ku mes protagonistëve është edhe një shqiptar, i dyshuar për vrasjen e një të reje greke, së bashku me një grek.

Teksa gjyqi për vrasjen e Helena Topaloudi vazhdon, nëna e saj iu bën thirrje autoriteteve greke që të ndryshojnë Kodin Penal dhe të dënojnë me burgim të përjetshëm vrasësit e vajzës.

E ëma e  Helenës i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit fqinj, që të bëjë ndryshime në Kodin Penal dhe autorët e vrasjes të së bijës të mund të qëndrojnë përjetë pas hekurave.

“Unë jam shumë keq. Vajza ime ishte thjesht një studente. Jeta ime është shkatërruar. Nuk kam më jetë. Unë jam një person i gjallë, por i vdekur. Thjesht jetoj me kujtime në shtëpinë time dhe me qirinj, për të mbajtur mend time bijë. E kemi dërguar vajzën me sakrifica në shkollat më të mira në Rodos. Ishte një fëmijë që e donte mësimin, dijen, që bënte përpjekje të përmirësonte anglishten e saj, gjermanishten dhe arabishten. Babai i saj shkonte deri në Jordani, që ajo të mësonte arabisht, ndërsa ka bërë edhe shumë kurse për gjuhë të huaja. Ajo ka punuar në Edirne pa pagesë, sepse ëndërronte që një ditë të shërbente për stafin diplomatik grek. Ajo kishte qëllime të mëdha. E mashtroi një shqiptar, një dyfytyrësh, gënjeshtari, frikacaku. Sa gënjeshtra mund të ketë thënë ai. Unë si nënë dua t’i shoh pas hekurave përjetë vrasësit e time bijë. Ata më vranë vajzën time. Ata janë përbindësha.”-  tha nëna e Helena Topaloudi për mediat helene.

Më pas, ajo iu referua ligjeve, duke thënë se nenet aktuale greke nuk janë aq të forta, por duhet të ndryshohen, pasi kështu mund të shohë vrasësit e Helenës në burg përjetë. “Të ndryshohet ligji. Të dënohen në mënyrë shembullore, me burg të përjetshëm. Ata e meritojnë. Nuk mund të duroj dot më”, shtoi ajo.

Eleni Topalaudi u vra mbrëmjen e 28 Nëntorit 2018 nga dy të rinj, 21-vjeçari grek Manolis Koukouras dhe 20-vjeçari shqiptar Aleksandër Luca, njëri grek dhe tjetri shqiptar. Aleksandër Luca dhe Manolis Koukouras akuzojnë njëri-tjetrin për vrasjen e 21-vjeçares mbrëmjen e 28 Nëntorit. Trupi i saj u gjet i hedhur në shkëmbinj në det. Pasi ishte dhunuar nga dy të rinjtë, ata i kishin lidhur këmbët, e kishin goditur në kokë dhe më pas trupin e kishin hedhur në det.

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni e ema e eleni topalaudi  eleni topalaudi  e ema e eleni topalaudi  eleni topalaudi 

Sondazh

Poll