Aktualitet

Ministrja Manastirliu publikon 5 rregullat që duhet të zbatohen: Kufizoni kontaket me personat e tjerë, ruani distancën 1.5

13 Maj 2020, 08:09 Nga DOSJA
Ministrja Manastirliu publikon 5 rregullat që duhet të zbatohen:

Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një postim në Facebook ka rikujtuar disa nga rregullat që duhet të respektojnë qytetarët në këtë kohë pandemie, ndërkohë që kanë hyrë në fuqi dhe masat lehtësuese.

“Çdo qytetar duhet të kontribuojë në kufizimin e përhapjes së virusit duke mos ulur përqëndrimin. Qëndroni në shtëpi sa më shumë të mundeni. Nëse keni mundësi mundësi punoni nga shtëpia. Kufizoni kontaket me personat e tjerë. Kur dilni ruani distancën me të paktën 1.5 metra. Nëse keni shenja të sëmundjes, qëndroni të izoluar dhe telefononi 127“, rregullat në viden e publikuar nga Manasitrliu.

Ndërsa vetë ministrja shprehet: “Me vijimim e lehtësimit të masave shtrënguese, këto rregulla janë shumë të rëndësishme për të kufizuar përhapjen e #COVID19, për të ruajtur veten dhe të tjerët!”. 

876 të infektuar, 31 viktima dhe 682 persona të shëruar ky është bilanci i koronavirusit në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit ka pasur vetëm 4 raste të reja. Harta është zgjeruar me 2 raste të reja në Krujë, 1 në Tiranë dhe 1 në Berat. Sipas MSH dje është shënuar dita me pozitivitetin më të ulët, 1.64% nga testimet që janë bërë në 24 orët e fundit.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ogerta manastirliu viktimat e covid ne shqiperi ogerta manastirliu viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Maj 2020, 07:51

Lama që mund ta shpëtojë botën nga pandemia

Një lama në Belgjikë mund të jetë “çelësi” për të shfarosur koronavirusin, duke i dhënë fund pandemisë që ka mbërthyer globin.Studiuesit e Universitetit ...