Aktualitet

Kanosi punonjësit e policisë pas sherrit me bashkëshorten, 52-vjeçarit i vihen prangat

13 Maj 2020, 07:11 Nga DOSJA
Kanosi punonjësit e policisë pas sherrit me bashkëshorten,

SHKODER-Një 52-vjeçar nga Shkodra me iniciale S.B., është arrestuar nga policia pasi kanosi me armë gjahu dy efektivë.

Blutë shkuan në banesën e 52-vjeçarit në lagjen “Tre heronjtë”, pasi ky i fundit ishte duke u konfliktuar me bashkëshorten.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi dy armë gjahu dhe 170 fishëkë, të cilat S.B. i mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Shkodër

Kanosi me armë punonjësit e Policisë, arrestohet në flagrancë 52-vjeçari.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy armë gjahu.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas njoftimit të marrë për një konflikt në familje në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Në momentin që punonjësit e Policisë janë afruar te banesa, i zoti i banesës i cili ishte duke u konfliktuar me bashkëshorten, ka marrë një armë gjahu dhe ka kanosur punonjësit e Policisë për të mos u afruar në banesë, pasi do qëllonte në drejtim të tyre.

Falë reagimit të shpejtë dhe profesional të forcave policore u bë neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit S. B., 52 vjeç, banues në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë gjahu model “Broëning” dhe 170 fishekë me kalibër 12mm, të cilat i mbante me leje.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

(G.Sh./Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia shkoder policia shkoder

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Maj 2020, 06:58

Tiranë- Mjeku Renato Osmënaj dha lajmin e mirë në emisionin “Opinion” ai se ata që fitojnë betejën me COVID-19, mushkëritë e tyre rikuperohen për një muaj e gjy...