Aktualitet

Koronavirusi ‘ngrin’ gjyqin e Tahirit: Nuk është çështje e ngutshme, palët s’duhet të paraqiten derisa t’i njoftoj

13 Maj 2020, 06:51 Nga DOSJA
Koronavirusi ‘ngrin’ gjyqin e Tahirit: Nuk është

TIRANË– Gjyqi ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri është shtyrë sërish. Seanca e cila ishte planifikuar të mbahej sot, nuk do të zhvillohet për shkak të koronavirusit.

Gjykata e Posaçme ka njoftuar palët, që të mos paraqiten deri në në njoftim të dytë, pasi nuk e konsideron si një çështje të ngutshme.

Ndërkohë para pak ditësh u refuzua kërkesa e ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela për ndryshimin e trupës gjykuese që do të trajtojë dosjen “Tahiri” në Gjykatën Speciale (GJKKO).

Kërkesa në Këshillin e Lartë Gjyqësor u bë nga avokatët e tij mbrojtës me pretendimin se togat e zeza kanë gjykuar çështje të tjera të bashkëlidhura. Mirëpo pavaërisht kërkesës së Çelës, i cili aktualisht është në kërkim, çështja do të vijojë të gjykohet nga gjyqtaret Albana Boksi, Nertina Kosova dhe Nure Dreni.

Në shtator të vitit të shkuar, pas më shumë se 13 orësh përfundoi “Gjyqi i vitit”, ai për Saimir Tahirin. Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri me 5 vite burg, për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi u ul me 1/3 dhe u caktua 3 vite e 4 muaj burg, që gjykata më pas e konvertoi në 3 vite shërbim prove. Tahiri paralajmëroi që asokohe se do ta apelonte vendimin dhe do të fitonte pafajësi.

(G.Sh./Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e poscme gjyqi tahiri gjykata e poscme gjyqi tahiri

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Maj 2020, 06:58

Tiranë- Mjeku Renato Osmënaj dha lajmin e mirë në emisionin “Opinion” ai se ata që fitojnë betejën me COVID-19, mushkëritë e tyre rikuperohen për një muaj e gjy...