Aktualitet

EMRAT/ Mori afro 10 mln lekë për të mos prishur një objekt në Ksamil, arrestohet inspektori I IKMT-së në Tiranë, pranga

13 Maj 2020, 07:37 Nga DOSJA
EMRAT/ Mori afro 10 mln lekë për të mos prishur një objekt

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje nga operacioni i zhvilluar një ditë më parë në Ksamil, kun ë pranga u vunë shtatë persona.

Mësohet se gjithashtu është arrestuar, Altin Bogdani, inspektor i IKMT-së së Tiranës. Mësohet se gjatë arrestimit, Bogdanit i janë gjetur edhe disa doza kanabisi.

Inspketori akuzohet se ka marrë 5 mijë euro dhe 350 mijë lekë për të mos prishur një objekt në Ksamil, që rezulton të jetë në emër të Vasillaq Vitos. Edhe ky i fundit është vënë në pranga gjithashtu.

Operacioni është zhvilluar një ditë më p[arë, në bashkëpunim me Forcat Operacionale dhe efektivët e Policisë së Sarandës. Gjithsej në pranga janë vënë shtatë persona, mes tyre pesë inspektorë të IKMT-së dhe dy qytetarë. 

Njoftimi i policisë

Sarandë

Vijon kontrolli i territorit për evidentimin, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e ndërtimeve pa leje, informalitetit dhe evazionit fiskal.

Mori ryshfet për të mos prishur ndërtimin pa leje, vihet në pranga inspektori i IKMT-së.

Arrestohet edhe pronari i objektit, i cili ofroi paratë.

Sekuestrohen shuma të konsiderueshme parash.

Gjithashtu është arrestuar edhe një shtetas tjetër që u kap duke ndërtuar një magazinë pa lejen përkatëse.

Strukturat e Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, gjatë kontrollit të territorit kundër informalitetit, evazionit fiskal dhe ndërtimeve pa leje, kanë zbuluar një skemë përfitimi abuziv mbi një ndërtim pa leje në Ksamil, Sarandë.

Konkretisht, shtetasi A. B., me detyrë inspektor i verifikimeve në terren në Drejtorinë e Përgjithshme të IKMT-së Tiranë, dyshohet se ka marrë ryshfet një sasi prej 5000 eurosh dhe 350.000 lekësh nga shtetasi V. V., me qëllim për të mos i prishur këtij të fundit një pjesë të një objekti në Ksamil, e cila rezultonte pa lejen e organeve kompetente.

Menjëherë në përfundim të veprime, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasit A. B., 35 vjeç, banues në Tiranë (inspektori) dhe V. V., 42 vjeç, banues në Sarandë (pronari i objektit).

Gjithashtu nga kontrolli personal shtetasit A. B. i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 5000 euro, 350.000 lekë, një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa dhe 3 aparate celularë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Po në vijim të kontrolleve për parandalimin e ndërtimeve pa leje, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin D. A., 34 vjeç, banues në Sarandë, i cili është konstatuar duke ndërtuar një magazinë në lagjen nr. 1, Sarandë, pa lejen e organeve kompetente.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet altin bogdani vasillaq vito altin bogdani vasillaq vito

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Maj 2020, 06:58

Tiranë- Mjeku Renato Osmënaj dha lajmin e mirë në emisionin “Opinion” ai se ata që fitojnë betejën me COVID-19, mushkëritë e tyre rikuperohen për një muaj e gjy...