Aktualitet

13 Maj 2020, 06:58 Nga DOSJA

Tiranë- Mjeku Renato Osmënaj dha lajmin e mirë në emisionin “Opinion” ai se ata që fitojnë betejën me COVID-19, mushkëritë e tyre rikuperohen për një muaj e gjysmë.

“E ka kaluar COVID-in, ka dalë nga spitali, ka shkuar në shtëpi, dhe kur i kam bërë rikontroll  ka remision të mrekullueshëm, gjë që është mesazh i mrekullueshëm që COVID nuk lë dëmtime të përhershme në mushkëri. Nuk lë dëmtie në mushkëri”,  tha mjeku. 

Minuta e 1:35

Mjeku tregoi më tej edhe imazhet e dy mushkërive  të qytetarëve,  njëri prej të cilëve sipas tij ishte bërë në muajin janar dhe tjetra tek një pacient në muajin mars. Ai theksoi se kanë krahasuar disa raste dhe ngjashmëria ka qenë shumë e madhe. “Kam gjetur se imazhet e janarit janë të ngjashme me ato të marsit. Është një polmoni që unë nuk e kisha parë në 20 e ca vite të karrierës sime. Këtë ngjashmëri e kam parë te disa të sëmurë”, u shpreh mjeku.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shiqperi renato osm¡naj koronavirusi ne shiqperi renato osm¡naj

Sondazh

Poll