Aktualitet

12 Maj 2020, 19:47 Nga DOSJA

TIRANË- Forumi për Mbrojtjen e Trashgimisë Kulturore ka denoncuar sot prishjen e disa ndërtesave të vjetra në qendër të Tiranës. Në një njoftim në mediat sociale ka bërë me dije po fshihen dhe gjurmët e fundit  të ashtuquajtur “Brodway”, dhe të Pazarit të Vjetër. Sipas këtij forumi do të shemben vilat e vogla ngjitur me 15-katëshin, që ka qenë dhe shtëpia e shkrimtarit Fan Noli.

“Goditja e radhes ne Trashegimin e Kryeqytetit! Sot po fshihen nga eskavatoret gjurmet e fundit te aksit te ashtuquajtur “Brodway”, e me to dhe gjurmet e fundit te Pazarit te Vjeter. Shkaterrohet i gjithe zinxhiri qe niste me vilat e vogla prane 15-kateshit dhe vazhdonte deri te kryqezimi me rr Barrikadave. Tani nuk do ekzistoje me nje memorie e vlerte me shtepine e Fan Nolit, me ish-galanterine, embletoren e famshme aty ngjitur, lokalin me “Gjysem te gateshme”, dyqanin “Flora” etj.

Ishte gjurma e fundit dhe qe duhej restauruar dhe rijetezuar ne stil te epokes. Deshtim spektakolar i politikave ndaj trashegimise se Bashkise Tirane dhe Ministrise se Kultures. Mekati i radhes!”, shkruhet në njoftim.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet forumi për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore pazari i vjeter rruga brodway forumi për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore pazari i vjeter rruga brodway

Sondazh

Poll