Politike

Nisma për legazimin e hashashit? Kryemadhi: Skandali i radhës nga Rama, kërkon të heqë vëmendjen nga problemet reale

12 Maj 2020, 15:49 Nga DOSJA
Nisma për legazimin e hashashit? Kryemadhi: Skandali i radhës nga

TIRANË- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur sot për nismën e qeverisë për legalizimin e kanabisit për qëllime mjekëore. Në një deklaratë për mediat, Kryemadhi u shpreh se kjo nismë është skandal i radhës dhe se Rama kërkon të largojë vëmendjen nga varfëria që ka pllakosur shqiptarët.

Si gjithmonë Edi Rama është kryemashtruesi dhe një mashtrues qesharak. Besoj se e mbani mend që vendosi në një pozicion të vështirë dhe ambasadorin e BE-së në selinë e BE-së. Është një moment për të larguar vëmendjen nga varfëria që ka pllakosur shqiptarë. Legalizim i grupeve kriminale, fuqizim i tyre. Legalizimi i kanabisit një nga skandalet e radhës, një nga shashkat e radhës që Rama hedh”, tha kryetarja e LSI-së.

Deklalarata e Kryemadhit u bë pas një takimit me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe aleatt, ku vendos që opozita të nis takimet me qytetarët.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama legalizimi i hashashit edi rama legalizimi i hashashit

Sondazh

Poll