Aktualitet

876 të infektuar dhe 31 viktima, 4 raste të reja në 24 orët e fundit, dita me pozitivitetin më të ulët

12 Maj 2020, 06:07 Nga DOSJA

Shqipëri- 876 të infektuar, 31 viktima dhe 682 persona të shëruar ky është bilanci i koronavirusit në vendin tonë.  Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar vetëm 4 raste të reja me COVID-19. Harta është zgjeruar me 2 raste të reja në Krujë, 1 në Tiranë dhe 1 në Berat. Sipas MSH sot është shënuar dita me pozitivitetin më të ulët, 1.64% nga testimet që janë bërë në 24 orët e fundit.

Së fundmi janë shëruar 28 qytetarë dhe numri total i të shëruarve ka shkuar në 682 qytetarë janë shëruar, ose rreth 78% e të gjithë të prekurve. Ndërkohë në të gjithë vendin janë aktualisht 163 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Krujë, Shkodër, Kamëz. Ndërsa në dy spitalet COVID janë të shtruar 24 pacientë dhe vetëm 1 prej tyre është në terapi intensive.

 

Ditën e djeshme ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se data 18 maj do të ketë hapje graduale të spitaleve për operacionet e planifikuara. Në një deklaratë për mediat, Manastirliu u shpreh se ky vendim është marrë pas mbledhjes së Komitetit Teknik të Ekpertëve.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll